Home » Histori, Lajme » IKU DHE HISTORIANI I NJOHUR, DODË PROGNI

IKU DHE HISTORIANI I NJOHUR, DODË PROGNI

Sot iku dhe historiani i mirënjohur Dodë Prelë Progni i Mërturit. Ai ndrroi jetë në Tiranë nga sëmundje natyrale, jo kovidiane.

            Veprimtaria e tij si studiues i historisë së kombit shtrihet në disa dekada jetë nga kohania si mësues dhe, tevona, historian i Muzeut Historik të Tropojës dhe në vitet e pensionimit edhe në Tiranë. Ai është ndër kontributorët e ngritjes së Muzeut Historik të Tropojës dhe të disa muzeve të krahinave në Malësi të Gjakovës, botimin e një libri me bashkautor për vendlindjen e tij, Nikaj-Mërturin; autor i dhjetra shkrimeve studimore në revista e buletine shkencore, në gazeta e revista, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Amerikë e Europë.

            Historiani Dodë Progni ishte dhe një ndër bashkëpunëtorët e mirë të “Gazeta e Alpeve”, ku shkrimin e fundit në gjallje të tij na e dergoi para tre ditësh për “Man Arif Gjongecaj – inxhinjeri me shpirt krijues dhe intelektual me dije e kulturë të gjërë”, që do ta botojmë, sipas premtimit, në numrin e rradhës, nr. 34 të gazetës.

            “Gazeta e Alpeve” i shpreh ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të historianit të njohur e bashkëpunëtorit të mirë të saj, Dodë Prognit, një nga personalitetet e nderuara të Nikaj-Mërturit, Malësisë së Gjakovës, Qarkut të Kukësit e Rrafshit të Dukagjinit.

            Varrimi bëhet nesër ora 13:00 në Varrezat e Sharres. Pritja nga familja në adresën: Rruga “Besim Alla”. Pallati 2T, në  Yzberish të Tiranës, (Bar-Kafe 240).

            Nderime jetës e veprimtarisë së tij si mësues, historian, qytetar e atdhetar! I paharruar emri e kujtimi i tij ndër breza e në Letrat Shqipe!

“GAZETA E ALPEVE”

Tiranë, 22 tetor 2020

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch