Komunikatë e Këshillit Kombëtarë Shqiptarë
Institucionet e Shqipërisë konfirmojnë mbështetjen për Luginën
Kryetari i Këshillit Kombëtarë Shqiptarë, Galip Beqiri, i shoqëruar me bashkëpunëtorë, ka zhvilluar takime të rëndësishme në institucionet shtetërore të Republikës së Shqipërisë.
Delegacioni i KKSH-së është pritur në ndërtesën e kyeministrisë nga kryeministri i shtetit shqiptarë, Sali Berisha.
Në një bisedë vëllazërore, kryetari Beqiri ka informuar kryeministrin Berisha me gjendjen politike dhe të sigurisë në Luginë të Preshevës, për rolin dhe rëndëisnë e Këshillit Kombëtarë si dhe për fushat e veprimit me të cilat ai meret, si në arsim, kulturë, informim, përdorim zyrtar të gjuhës dhe simboleve, etj.
Përfaqësuesit e KKSH-së kanë kërkuar mbështetjen e shtetit shqiptarë në disa sfera si dhe thellimin e bashkëpunimit sidomos në lëminë e arsimit.
Nga ana e tij, kryeministri Berisha është zotuar në përkrahjen e proceseve në Luginë të Preshevës. Ai është angazhuar për vazhdimin ne bashkëpunimit në lëminë e arsimit si dhe në përkrahjen e projekteve në kulturë e informim.
Bashkëbiseduesit janë pajtuar se vizitat e diplomatëve shqiptarë në Serbi duhet të shoqërohen edhe me qëndrim në Luginën e Preshevës.
Delegacioni i KKSH-së ka zhviluar një takim miqësorë edhe me ktyeparlamentaren, Jozefina Topalli. Edhe në këtë takim është çmuar roli i Shqipërisë si faktor stabiliteti në rajon dhe si një mbështetje e denjë e interesave të bashkombasve jashta kufirit administrative të shtetit.
Edhe në këtë bisedë, kryetrai i KKSH-së, Galip Beqiri, me bashkëpunëtorë, janë ndarë të kënaqur me zotimet e prijësve të institucioneve të Shqipërisë për Luginën e Preshevës.
Në fund të vizitës në Tiranë, përfaqësuesit e KKSH-së, kanë takuar edhe zv/ministren e jashtme, Edit Harxhi.
Diplomatja shqiptare njoftoi mysafirët për aktivitetet e ndërmarra nga shteti shqiptarë në drejtim të përmirësimit të pozitës së shqiptarëve në Luginë. Me këtë rast, delegacioni ynë çmoi lartë angazhimin e ambasdorit të Shqipërisë nëBeograd, Shpëtim Qaushi.
Në emër të Këshillit Kombëtar Shqiptarë, kryetari Galip Beqiri, ka falenderuar përzemërsisht krerët e institucioneve shqiptare për mikëpritjen dhe u ka lënë atyre ftesa të hapura që në çdo kohë mund të vizitojnë Luginën e Preshevës.
Shërbimi për Informim i KKSH-së