Gjysmën e trupit e kam varrosur dikur.
në luftë njërën dorë dhe këmbën i kam humb,
Kurrë s’jam hidhëruar pse mbeta me trup gjysmak,
por quditem si populli im, para meje s’turperohet pak.
Më pyet nipi xhaxhi ku e ke këmbën,
i them ia kam falë Kosovës për liri,
Më thotë mbesa po ti as gishta s’ke në dorë,
i them i kam këputur për të shtrenjtën Kosovë.
Më pyesin fëmijët Shpetim pse të quajnë invalid,
U them se s’kam baba as nënë jam pa prind,
Shpetim pse qanë sa herë flasim për lirinë,
unë qaj se në luft humba gjymtyrët kur isha i ri.
Shpetim këtë karrocën që rri ulur kush ta dhuroj,
i them se liria e gjakut tim, kaq më kushtoj,
Ndihem i turpëruar kur më pyesin pse je invalid,
E këtë zhgënjim të lirisë kurrë se kisha prit.
Poezi e shkruar nga …..Agim E. Gashi.
