Home » Lajme » Isa Mustafa letër Merkelit, LDK-ja kundër korrigjimit të kufijve

Isa Mustafa letër Merkelit, LDK-ja kundër korrigjimit të kufijve

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se i ka shkuar një letër Kancelares Gjermane Angela Merkel dhe ministrave të jashtëm të 28 vendeve të Bashkimit Evropian për idenë e presidentit Thaci për korigjimin e kufijëve.

Sipas Mustafës në këtë letër ai ka njoftuar Merkel dhe ministrat e jashtëm të BE-së se LDK është kundër korrigjimit apo shkëmbimit të terrorit përgjatë vijave etnike me Serbinë duke e quajtur rrezik jo vetëm për Kosovën por edhe për tërë Ballkanin.

“Po ashtu i kam njoftuar se LDK si parti më e madhe opozitare do të ndjek rrugën evropiane dhe euroatlantike si rrugë të perspektivës së qytetarëve tanë; se LDK sa e drejtonte Qeverinë ka punuar me përkushtim në përmbushjen e të gjitha kritereve për liberalizim të vizave, kurse këtë vit, edhe pse ne opozitë, deputetët e saj e kanë votuar demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, që procesi i liberalizimit të vizave të ec përpara. Shfrytëzova rastin, po ashtu, të kërkoj përkrahjen e vazhdueshme të çdo vendi të BE-së në këtë proces duke theksuar bindjen se është e padrejtë që qytetarët tanë të mbesin edhe më tutje të përjashtuar nga regjimi i lirë i vizave”, ka shkruar Mustafa.

Ai ka njoftuar po ashtu se një letër të ngjashme më parë ia ka shkruar edhe Kryetarit të Partive Popullore Evropiane, Joseph Daul.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch