Home » Lajme » ISA MUSTAFA ZGJIDHET KRYETAR I LDK-SË – OSMANI NUK DO TA NJEH ISA MUSTAFËN SI KRYETAR LEGJITIM

ISA MUSTAFA ZGJIDHET KRYETAR I LDK-SË – OSMANI NUK DO TA NJEH ISA MUSTAFËN SI KRYETAR LEGJITIM

ldk-kuvendi zgjedhorKryetari i LDK-së, Isa Mustafa, disa orë pas rizgjedhjes, ka uruar LDK-në, përmes një postimi në Fb.

 

‘Urime LDK!
Urime për fitoren tuaj. Sepse, kjo është fitore e juaj, nuk është e imja. Unë jam në shërbimin tuaj dhe do të jap çdo gjë nga vetja ime për këtë besim.
Ju kërkoj falje, që dhjetë ditë, së bashku me mua, përjetuat një presion të paparë mediale. Morët letra dhe porosi nga gazetarë e redaktorë, nga përfaqësues të shoqërisë civile, se kënd duhet ta përkrahni e ta votoni. Këto letra i morët nga ata që sot në emër të lirisë së medias, po ankohen se LDK- nuk ishte transparente. Unë po ua përcjell atyre këtë fotografi, t’ua tregoj transparencën e LDK-së.
Po i lus, që në të ardhmen të mos tentojnë të ndërhyjnë në mënyrë flagrante dhe të cenojnë dinjitetin dhe lirinë e delegatëve tanë.

I juaji, Isa Mustafa ‘

——————————————-

Vjosa OsmaniVjosa Osmani e cila nuk arriti të kandidohet për kryetare të Lidhjes Demokratike të Kosovës, thotë se shkaku i zgjedhjes së Isa Mustafës me aklamacion,nuk do ta njeh atë si kryetar legjitim të partisë

Ajo thotë se ka pritur që me votim të fshehtë të zgjidhen kandidatët por kjo nuk ndodhi.

Shkuarja në votim e vetëm një kandidati sipas Vjosës është një vendim dhe veprim anti – statutor.

“Kam pritë që me votim të fshehtë të zgjedhën kandidatet. Nuk më lejuan të jem kandidate. Kemi tentim anti- statutor që të shkohet me vetëm një kandidat, tentimi ishte që të eliminohet çdo kandidat tjetër dhe të shkohet vetëm me Isa Mustafen. Nuk e konsideroj kryetar legjitim të LDK-së”, tha Osmani./KosovaPress/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress