
Ish-kryetari i KNSH-së, z.Ragmi Mustafi emërohet këshilltar politik i Besnik Bislimit
Ish-kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafi është emëruar në pozitën e këshilltarit politik të zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog në Qeverinë e Kosovës, Besnik Bislimi.
Në rrjetin e tij social facebook, z.Mustafi e ka konfirmuar se ka pranuar këtë detyrë, që do të jetë një rikonfirmim i Qeverisë së Kosovës për Luginën.
“Me mirënjohje, dua të njoftoj se sot kam pranuar pozitën e këshilltarit politik të zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog në Qeverinë e Republikës së Kosovës – Besnik Bislimi. Kjo mundësi e jashtëzakonshme për të shërbyer Kosovën dhe Luginën në kuadër të ekipit z. Bislimi edhe njëherë rikonfirmon përkushtimin e Qeverisë së Republikës të Kosovës ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.
Mustafi të mërkurën ka postuar edhe një fotografi me kryeministrin Albin Kurti, ku e ka quajtur lajm të mrekullueshëm atë që Qeveria e Kosovës ka ndarë 254 mijë e 562 euro për pajisje me tekste shkollore në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë që vijojnë mësimin në shkollat fillore në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.
Më shumë storie
Kosova nuk mund të mbetet peng i një partie politike, është koha për përgjegjësi shtetërore
Nga: Ramiz TAFILAJ Kosova gjendet në një situatë kritike. Pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk ka...
Nga takimi Kurti me liderët, s`ka kompromis për dalje nga ngërçi
Takimi i thirrur nga kryeministri në detyrë dhe lideri i VV-së, Albin Kurti, me krerët e partive politike, përfundoi pa...
Kosovë: Përfundojnë festimet e Vidovdanit në Gazimestan
Kremtimi i Vidovdanit në Gazimestan këtë vit ka kaluar pa ndonjë incident që cenon rendin publik, me përjashtim të disa...
Ka nis takimi i Kurtit me liderët e partive parlamentare
Me përjashtim të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, të gjithë liderët e partive tjera parlamentare po marrin pjesë në takimin...
Deputeti gjerman: BE të njohë Kosovën dhe ta anëtarësojë në KiE
Deputeti gjerman Johannes Volkmann ka bërë thirrje që Kosova të njihet nga të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian dhe të...
Rexhep Taip Erdogan: KFOR-i turk është në veri të Kosovës, s`do të ketë asnjë problem
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka deklaruar se derisa KFOR-i Turk është në veriun e Kosovës, aty nuk do...
Average Rating