Home » Lajme, Sport » Italia është kampione e re e Evropës në futboll pas 53 vitesh

Italia është kampione e re e Evropës në futboll pas 53 vitesh

Italia ka fituar me penallti nga Anglia me rezultat 3-2 në favor të italianëve.

Saka nuk është treguar i saktë në penalltinë e fundit për anglezët. 

Brenda kohës së rregullt  nuk ka pasur fitues.  Italia dhe Anglia kanë luajtur baraz. 

Anglia e ka gjetur golin menjëherë qysh në fillim të ndeshjes, kur Luke Shaw në minutën e dytë me një gjuajtje të bukur ka realizuar golin. Me këtë rezultat ka përfunduar edhe pjesa e parë. 

Ka qenë minuta e 67-të kur Italia e ka gjetur golin e barazimit. Leonardo Bonucci e ka barazuar rezultatin e ndeshjes në 1 – 1, pas një rrëmuje para portës angleze.  

Pas nëntëdhjetë minutave ndeshja ka shkuar në vazhdime. As aty nuk ka pasur gola. 

Italia e kishte fituar Evropianin vetëm një herë më parë, më 1968.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch