
Ivica Daçiq: `Ditë turpi` në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës
Nënkryetari i parë i qeverisë dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq tha se 16 prilli është “ditë turpi“ në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, pasi shumica e deputetëve të saj e mbështetën anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë kushtuar të drejtave të njeriut dhe zhvillimit të demokracisë.

Në Asamblenë Parlamentare votuan 171 deputetë, nga të cilët 131 ishin “pro”, 29 ishin “kundër”, ndërsa 11 abstenuan.
Siç raporton Radio Televizioni i Serbisë (RTS), Ivica Daçiq tha se Serbia do të vazhdojë luftën e saj “me të gjitha forcat” në mënyrë që vendimi të mos miratohet nga Komiteti i Ministrave më 16 maj.
“Do ta shohim vlerën e fjalës së bashkësisë ndërkombëtare që i dhanë presidentit Aleksandar Vuçiq se Kosova nuk do të pranohet në Këshillin e Evropës derisa të formojë Asociacionin e Komunave Serbe. Ose do të jetë sërish gënjeshtër”, tha Daçiq.
Më shumë storie
Me 15 mars protestë masive në Serbi
Beogradi po bëhet gati për protestën e madhe antiqeveritare më 15 mars, ku qytetarët do të kërkojnë drejtësi për viktimat...
Serbi: Opozita propozon qeveri kalimtare, Vuçiq kundërshton
Në mes të protestave masive kundër qeverisë së Aleksandër Vuçiqit, opozita ka propozuar krijimin e një qeverie kalimtare për ta...
Serbi: Studentët paralajmërojnë demonstratë masive, pushteti organizon kundërmiting
Në kryeqytetin serb po shtohen tensionet në prag të protestës studentore të 15 marsit. Ndërsa mijëra studentë pritet të dalin...
Mark Rutte në Sarajevë: Nuk do të lejojmë që të rrezikohet paqja në Bosnje
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se aleanca mbështet sovranitetin dhe integritetin e Bosnje e Hercegovinës, duke theksuar...
Serbi: Pushteti organizon kundërprotesta
Në Beograd, raportohet se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka organizuar një kundërprotestë ndaj studentëve, të cilët për muaj të tërë po...
Beograd, analistët: Zgjedhjet në Kosovë, sfidë për partitë serbe
Analistët në Beograd vlerësojnë se zgjedhjet parlamentare kanë qenë një sfidë për partitë serbe, të cilat kanë garuar në kushte...
Average Rating