Ja platforma për bashkimin e demokratëve

Read Time:6 Minute, 13 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI

Për demokratët.

Partia Demokratike ka potencë dhe energji  politike për të bërë ndryshimin, ashtu sic veproi para 33 vitesh që ndryshoi sistemin. Por sot kohët kanë evoluar ashtu sikurse që edhe PD duhet të evolojë edhe vetë ajo duke u emancipuar demokratikisht dhe politikisht, duke u ndarë nga e shkuara, tranzicioni dhe korrupsioni.

Partia  Demokratike që të ndërtojë një platformë të re politike dhe që të pretendojë se ajo është parti e vazhdimësisë  dhe njëkohësisht edhe moderne ajo duhet të gërshetojë traditën e mirë  të këtyre 30 viteve me të renë demokratike e liberale, pra të ndërthuret pozitiviteti i së vjetrës me të renë politike.

Që PD të formojë një platformë të re politike e qeverisëse në mënyrë që ajo të jetë sa më bindëse, Partia Demokratike duhet të afrojë edhe ata demokratë të hershëm të cilët e njohin mirë historikun dhe të vërtetën  e zhvillimeve politike në PD, ajo duhet të marrë në konsideratë dhe të “rehabilitojë” ata të ndëshkuarit pse kishin mendim ndryshe nga Berisha dhe mbështetësit e tij, prej të cilëvë PD erdhi në këtë gjëndje ku ajo është sot, në mënyrë që   të ndahet nga e shkuara, nga tranzicioni dhe  nga korrupsioni.

Gjithashtu Partia Demokratike duhet të hapet dhe t’a ftojë mendimin intelektual dhe akademik dhe jo të jetë si një organizatë që përjashton dhe mbyt mendimin intelektual dhe lirinë e tij.Dhe duke vepruar kështu atëhere PD nxjerr dhe paraqet edhe programin e saj politik,ekonomik e zhvillimor të besueshëm për të bërë ndryshimin.

Dy janë problemet politike e demokratike më të mëdha që ka sot Shqipëria. Problemi i parë është qeverisja e superskandaleve të korrupsionit dhe e papërgjegjshmërisë kombëtare, dhe problem i dytë është gjëndja mjerane pothuajse jashtëfunksionale e opozitës, PD-së.Në asnjë vënd demokratik  nuk do të kishte qenë i mundur vazhdimi në pushtet e një qeverisje të  një qeverie të  tillë si kjo në Shqipëri.

Kjo vazhdon kështu për faktin  se Partia Demokratike nuk ka as ide dhe as platformë unike  se si mund të bashkohet,por nuk ka as platformë për të ardhur në pushtet, dhe për pasojë ajo as nuk di për t’a shfrytëzuar gjëndjen dhe pakënaqësinë gjithkombëtare kundër qeverisë aktuale për të marrë pushtetin ,ose ajo nuk don që të vijë në pushtet  sepse deputetët e PD-së ndjehen mirë me përfitimet dhe privilegjet që kanë si deputetë.

Kjo pasi sot Partia  Demokratike rezulton të jetë vetëm si parti e deputetëve dhe e shkëputur tërësisht nga baza dhe antarësia, ku 70% e deputetëve të saj janë kot në parlament dhe vetëm sa i bëjnë yzmet mandatit të deputetit dhe  dëm PD-se dhe demokratëve.  

Më shumë ide dhe vullnet për të bashkuar PD-në dhe për marrë pushtetin ka në bazë dhe te antarësia e PD-së se sa te deputetët dhe te strukturat lart të saj. Kjo duket në braktisjen e Foltores nga demokratët,pasi e shohin se ajo vetëm sa përcan , se ajo vepron vetëm  për interesa personale të ishkryetarit dhe kundër SPAK-ut, SHBA-ve  dhe drejtësisë së re.

PD-ja akoma merret me vetveten, me trille e retorika, me alibira e fantazira justifikimesh duke kërkuar e gjetur dhe duke u marrë me  “armiqt e brendshëm” dhe  “të jashtëm”dhe nuk merret me thelbin,që si opozitë të gjitha energjitë duhen përdoruar kundër këtij pushteti.

Me fyerje, me intriga e me shpifje Partia Demokratike  ka arritur deri aty sa që asnjëri të mos ketë  autoritetin,as besimin dhe as aftësinë për të berë bashkimin e demokratëve sepse Partia Demokratike ka edhe  trashëgiminë e partive  diktatoriale: të asaj  se pas kryetarit “historik” nuk mundet ndokush tjetër ta drejtojë Partinë Demokratike, dhe të parimit tjetër të  partizanizmit leninist, që kur themi kryetari kuptojmë partia,dhe kur themi partia kuptohet kryetari.

Pra gjëndja sot në PD ka precipituar në jo demokracitet, në divergjenca dhe në përcarje për intersa personale e korruptive si pasojë edhe e mendësive dhe trashëgimisë komuniste të ishlidershipit të saj. 

Në këto kushte mendoj se zgjidhjen do e japin SHBA-të, të cilat janë partner i PD-së dhe i shqiptarëve,  dhe SHBA-të duhet  t’a ndihmojnë PD-në për  të dalë nga kriza duke ofruar dhe mbeshtetur demokratizimin e saj ,ndarjen nga e shkuara , nga korrupsioni dhe nga tranzicioni.

 Demokratët duke mos qenë në gjëndje që ta ringrenë vetë  PD-në atëhere demokratët duhet të dëgjojnë e ta mbështesin SPAK-un dhe të dëgjojnë SHBA-të. Demokratët duhet  të bashkohen edhe rreth një kryetari që është i pranueshëm dhe që mbështetet nga SHBA-të dhe të cilat kanë besim te ai, një  kryetar të PD-së i denjë  dhe për kryeministër i Shqipërisë, gjë e cila do të bashkonte demokratët dhe rreth tyre edhe popullin opozitar për ta dëbuar nga pushteti korrupsionin dhe qeverinë e sotme.Demokratët duhet ta mbështesin një kryetar, dhe jo sic është situata sot  ku shumë deputetë dalin e duan të duken si kryetarë, megjithëse as mandatin e deputetit nuk janë të aftë që ta justifikojnë dhe vetëm karriget e deputetit u interesojnë..

Demokratët duhet ta dinë mirë se politika amerikane pavarësisht se cila parti politike qeverisin Amerikën, pavarësisht se në SHBA qeverisin demokratët apo republikanët, SHBA mbështet në Shqipëri atë politikë që është partnere e besueshme e SHBA-ve, mbështesin politikën demokratike, antikorrupsion; mbështesin   politikën që është për shtetin ligjor.

PD-së po i drejtohem me këtë leter publike sepse sot ajo nuk ka ide dhe as platformë unike për ringritjen e vetes së saj , dhe nuk ka platformë as për të marrë pushtetin, pavarësisht se në radhët e saj por sidomos jashtë strukturave drejtuese të saj ka individë demokratë me vizion  të cilët  neglizhohen e nuk përfillen nga elita politike e PD-së, madje as nuk dëgjohen as këshillat e tyre. Kjo vertetohet aktualisht sot kur   Partia Demokratike tani po na rezulton me një politikë të tillë:  “cdokush vetëm për vete dhe kundër  të tjereve”. Këtë po e tregon dhe verteton sjellja e deputetëve aktual të PD-së, të cilët  më shumë  merren me njëri-tjetrin  se sa kundër korrupsionit të qeverisë dhe për interesin publik dhe të demokratëve.

Janë normale për demokracinë diversiteti dhe mendimet ndryshe edhe brënda një partie, por jo divergjencat të cilat kulmojnë në agresivitet dhe në “armiqësi” politike më shumë se sa kundër kundërshtarit politik për interesa personale,grupale e korrupsioni në  PD, ku  segmente të saj madje vazhdojnë e merren dhe të jenë   kundër  SPAK-ut, SHBA-ve dhe kundër drejtësisë.

Duhet që  70%e këtyre deputetëve të PD-së të mos jenë më në lista për  deputetë të Partisë Demokratike, pra duhet që ashtu sikurse VETTING- u në drejtësi që po pastron sistemin e drejtësisë duhet po kështu që të veprohet edhe në PD, duhet  Vetting-u politik brënda saj.(Vazhdon me : ja platforma politike që duhet të ketë PD)

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Hysen Ibrahimi – Telegram urimi
Next post Miroslav Lajçak: Me Vuçiqin diskutuam për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën