Ja pse do votoj për Igli Carën
Nga Arbër Hima
Unë do votoj për Igli Carën sepse do votoj për veten time,për familjen time dhe për qytetin tim.
Do votoj Igli Carën që mos ta braktis qytetin tim dhe as prindërit e mi , e që të më kthehet besimi se do të jetoj në atdheun tim, në qytetin tim të cliruar prej pushtetit korruptiv, anticivil, antisocial e antipublik të rilindjes socialiste.
Do votoj Igli Carën sepse me Igli Carën Durrësi shpëton nga rrënimtari Edi Rama e Vangjush Dako. Do votoj Igli Carën sepse Bashkia do u kthehet qytyetarëve dhe do të shpëtojë nga korrupsioni, paërgjegjshmëria dhe nga hajnat e halabakëria.
Vota ime për Igli Carën sepse e dua qytetarinë, kulturën, traditën , demokracinë,mirëqënien, ligjin dhe drejtësinë.
Votoni Igli Carën duke ndëshkuar zullumqarët e rrënimtarët të cilët mjerisht kanë afro një cerek shekulli që keqqeverisin Durrësin, aq keq sa që dëmi që i është shkaktuar qytetit nuk do ia kishin bërë as armiqtë e shqiptarëve.
Do e votoj dhe Ju ftoj që ta votojmë Carën për të shpëtuar atë që i ka mbetur qytetit akoma nga historia, tradita, trashëgimia e turizmi. Do votoj dhe ftoj që të votojmë për ndryshimin e përmirësimin, per dinjitetin, për shpresën dhe të ardhmen.
Më shumë storie
Opinion: Votoni Kurtin sepse ai dhe LVV janë projekt kombëtar
Nga Skënder Sadri KAPITI Albin Kurti dhe LVV nuk janë dhe nuk erdhën rastësisht aty ku janë sot.Vetë fakti se...
Në Rusi frika është bërë përsëri një mjet për stabilitet politik
Nga XHAVIT ÇITAKU Shumë sy janë kthyer nga Vladimir Putin kur diskutohet e ardhmja e Rusisë, por e vërteta është...
Një shoqëri e shëndetshme nuk ndërtohet mbi urrejtje dhe përbuzje!
Nga XHAVIT ÇITAKU Debati publik në Kosovë, sidomos kur prek tema të ndjeshme si lufta dhe figurat që lidhen me...
Pse, dhe kush po e bën Albin Kurtin hero?!
Nga Skënder Sadri KAPITI Kosovës i duhen edhe sot heronj si Albini, i duhen heronj deri sa Kosova të ketë...
I ftoj në debat “Albinofobët”
Nga Skënder Sadri KAPITI Kjo ftesë për debat si temë ka pyetsorin se: Pse Albin Kurti i fiton gjithmonë prej...
Kosovë sa shumë armiq paske pasur!
Nga Skënder Sadri KAPITI Me shpalljen e Pavarësisë dhe formimin e shtetit të Kosovës, askujt nuk do i shkonte nëpër...

Average Rating