Ja pse Partisë Socialiste i intereson që kryetar i PD-së të mos rizgjidhet Lulzim Basha

Read Time:3 Minute, 9 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI

Me 13 Qershor 2021, Basha u rizgjodh Kryetar i Partisë Demokratike, dhe unë po paraqes sot per botim atë të cilën unë pata renditur aresyet se përse Basha do të duhej që të rizgjidhej Kryetari PD-së:

 Së pari: nëse nuk do të zgjidhej Lulzim Basha kryetar i Partisë Demokratike me 13 Qershor 2021,këtë do ta dëshironte Partia Socialiste , pasi një kryetar tjetër nuk do ta vazhdonte betejën si Basha për të vënë në vënd  demaskimin, kundërshtinë dhe drejtësinë  kunder  regjimit të Ramës për  blerjen e votave.

Së dyti, kryetari i ri nëse zgjidhet i preferuari i Berishës, e ndonjë tjetër dhe jo Basha, ai   do ta pranojë fitoren e Partisë Socialiste duke akuzuar për humbjen  e zgjedhjeve të 25 Prillit 2021 Bashën dhe jo regjimin, kur në fakt Lulzim Basha arriti një rezultat të madh në këto zgjedhje pavarësisht asgresivitetit dhe blerjes së votës nga regjimi, dhe pavarësisht sabotimit që atij i bënë edhe nga brënda Partisë Demokratike nga këta tipat si Nishani të cilët tashmë i kanë nxjerrë puplat.

Nëse do të zgjidhej një tjetër kryetar i Partisë Demokratike dhe jo Basha atëhere ai do të fillojë të propagandojë për fitore në 2025 dhe jo për zgjidhje apo  zgjedhje të reja parakohe gjë e cila do i shkonte shumë për shtati Edi Ramës.

Dhe ajo më kryesorja është fakti se nëse do të zgjidhej një kryetar i PD ai që dëshiron Berisha, atëhere Partia Demokratike do të merrej e do vepronte  si repart politik mbrojtës e avokatie kundër SHBA-ve për të mbrojtur Sali Berishën kundër shpalljes “non grata” që i kanë bënë atij SHBA-të.

Dhe tjetra nëse PD nuk zgjedh Lulzim Bashën për kryetar të saj,  i cili  është një politikan modern dhe i besueshëm nga BE dhe si  proSHBA, atëhere ky do të ishte një shërbim për Partinë Socialiste  e cila do të qeveriste e vetme  e qetësisht  edhe për 4 vite të tjera e pa “shqetësuar” nga ndërkombëtarët, pasi ndërkombëtarët BE e SHBA  e duan VETING-un, shtetin ligjor dhe antikorruptiv si  dhe pra  ndryshimin në Shqipëri, por që ndryshimin nuk e bëjnë fanatikët, as besnikët  dhe as “legjendarët e as historikët” e kohës së ikur, dhe as të ata që habiten dhe nuk besojnë  te SHBA për “non grata”-t ndaj atyre të akuzuarve për  korrupsion dhe  për pengim të  demokracisë dhe te drejtësisë në Shqipëri.      

  E shtune, 29.05.2021,

Shënim: Basha e deboi Berishen nga grupi paralamentar, me 9 SHTATOR 2021, gjë të cilën unë e pata paralajmeruar që ne në Maj 2021 kur paraqita arësyet se përse Basha do të rizgjidhej kryetar  nje muaj pas zgjedhjeve të 25 Prillit 2021, dhe 5 muaj para se te shperthente foltorja e Berishes kunder Bashes dhe SHBA-ve:

Dhe tjetra nëse PD nuk zgjedh Lulzim Bashën për kryetar të saj,  i cili  është një politikan modern dhe i besueshëm nga BE dhe si  proSHBA, atëhere ky do të ishte një shërbim për Partinë Socialiste  e cila do të qeveriste e vetme  e qetësisht  edhe për 4 vite të tjera e pa “shqetësuar” nga ndërkombëtarët, pasi ndërkombëtarët BE e SHBA  e duan VETING-un, shtetin ligjor dhe antikorruptiv si  dhe pra:  ndryshimin në Shqipëri, por që ndryshimin nuk e bëjnë fanatikët, as besnikët  dhe as “legjendarët e as historikët” e kohës së ikur, dhe as të ata që habiten dhe nuk besojnë  te SHBA për “non grata”-t ndaj atyre të akuzuarve për  korrupsion dhe  për pengim të  demokracisë dhe te drejtësisë në Shqipëri”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Faton Bislimi: Çështja shqiptare në Luginë nga SHBA nuk ka qenë asnjëherë më e përkrahur sesa tani
Next post Bruksel: Më 18 mars takohen Kurti e Vuçiq