Jam demokrat e nacionalist, kritik i Ramës, por Edi Rama…
Nga Skënder Sadri KAPITI
Nga sot, Vlora Hyseni do jetë në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror.Unë jam me origjinë nga KOSOVA. Jam kritik i Edi Ramës për shumë gjëra që unë i kam shkruar kundër tij. Por nuk mund të paragjykoj, as te zbuloj e as të “fantazoj” hamendësime, gjëra e sekrete, por më vjen mirë kur kryeministri shqiptar është nismëtari i mbledhjeve të përbashkëta të dy qeverive shqiptare; kur kryeministri Edi Rama mori në qeverinë e tij dhe emeroi dy ministra shqiptarë të Kosovës; kur ai respekton, dekoron e nderon sportistë , artistë e këngëtarë të Kosovës dhe kur edhe drejtimin e Shërbimit Informativ të Shtetit Rama e Begaj ia besuan shqiptares nga Kosova.
Unë ndjehem mirë për këtë vlerësim e respekt që i bëjnë kryeministri Rama dhe Presidenti Begaj Kosovës. Pra, unë ndjehem shume mirë pa marrë parasysh dhe pa u ndikuar as nga bindjet politike te mia, ndjehem mirë si nacionalist kur pushteti e shteti i Shqipërisë respekton shqiptarët edhe të Kosovës dhe Kosovën sic veproi tani së fundi edhe Presidenti dhe Kryeministri i Shqipërisë me emërimin e Vlora Hysenit si drejtoreshë të Shërbimit Informativ të Shtetit. Këtë shëmbull duhet të marrin edhe Abin Kurti ,Vjosa Osmani e Donika Gërvalla që edhe ata të respektojnë shqiptarët nga Shqipëria, të paktën ata që kanë sakrifikuar e kontribuar për Kosovën.
Më shumë storie
Pse nuk interesohet Shqipëria dhe Dardania për Dardaninë Lindore
Nga Skënder Sadri KAPITI Sot kemi dy shtete shqiptare, Republikën e Shqipërisë dhe atë të Dardanisë. Pse këto dy shtete...
Në rrugën pa kthim
— Një tregim letrar mbi shpërnguljen çame — frymëzuar nga libri i shkrimtarit Hamit Gurguri i titulluar: “Çami, tek guri...
IshPresidentja e Kosovës mos po merr shëmbullin e foltoreve të Sali Berishës?!
Nga Skënder Sadri KAPITI Pas largimit si Presidente e Kosovës, ishPresidentja e pakënaqur se nuk mund të rizgjidhet më Presidente,...
Për “Domosdoshmëria historike e rikthimit të toponimit “Dardani” të Prof. Eshref Ymeri
Nga Skënder Sadri KAPITI Unë kam lindur në Shqipëri dhe me origjinë, dy prindërit e mi kanë lindur në Dardani dhe...
Pse shqiptarët nuk i besojnë as shtetit, as politikës dhe as njëri-tjetrit
Nga Skënder Sadri KAPITI Mosbesimi te shqiptarët, mosbesimi te njëri-tjetri është produkt i ideologjizmit komunisto-enverist , i asaj diktature antinjerëzore,...
Kurti përballë sorrave politike e mediatike të Prishtinës e Tiranës
Nga Skënder Sadri KAPITI Unë jam nga Durrësi dhe asnjëherë nuk e kam takuar Albin Kurtin por ndjehem mirë që Kosova...

Average Rating