James O’Brien: Asociacioni nuk krijon një shtresë tjetër të pushtetit në Kosovë
Ndihmëssekretari amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, tha të hënën se pret nga Kosova që ta dërgojë projekt statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa theksoi se ky mekanizëm nuk krijon një qeverisje apo një shtresë tjetër të pushtetit.

“Por është një mekanizëm për bashkërenditje, siç e shohim në Italinë Veriore apo në ishujt e Suedisë apo në Belgjikë”, tha O’Brien në një intervistë me Kanalin 10.
“Duam që të kemi më shumë bashkërendim kur ndërmerren veprime, veçanërisht kur ato veprime mund të përfshijnë trupat e NATO-s. Gjithashtu dëshirojmë që të kemi më shumë diskutime para se të ndërmerret një veprim i tillë”, tha O’Brien.
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit edhe një herë tha se dëshiron që edhe Kosova edhe Serbia të zbatojnë plotësisht zotimet e marra me marrëveshjen e një viti më parë.
Më shumë storie
Çfarë ndryshon me Ligjin për Specialen?
Pas aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, në Kosovë u rikthye...
Justina Shiroka-Pula merr zyrtarisht detyrën e presidentes së Kosovës
Ceremonia e inaugurimit të presidentes së re është zhvilluar para objektit të Kuvendit të Kosovës, ku ushtruesja e deritanishme e...
Edi Rama uron Shiroka-Pulën: Mbarësi e suksese për ju dhe Kosovën
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar akademiken Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen presidente të Republikës së Kosovës. Përmes një postimi...
Bajram Begaj uron Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente e Kosovës
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente të Republikës së Kosovës. Përmes një postimi në...
Bedri Hamza: Me presidenten e re, të vazhdojmë betejën për drejtësi në Hagë
Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se zgjedhja e presidentes së re të Kosovës dhe miratimi...
Kuvendi i Kosovës, në një seancë të jashtëzakonshme, voton ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
Kuvendi i Kosovës, në një seancë të jashtëzakonshme, sot ka votuar ndryshimet e Projektligjit nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin...

Average Rating