
Jeff Hovenier: Askush të mos harrojë apo mohojë atë që ndodhi në Reçak
Në 24 vjetorin e Masakrës së Reçakut ka shkruar edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier. Në Twitter, diplomati amerikan sjell në kujtesë fjalinë antologjike të Martin Luther King-ut, i cili ka thënë se “Kudo që ndodhë padrejtësia, ajo është një kërcënim për drejtësinë”.
“Ne besojmë se të gjithë njerëzit, pa dallim etnie apo feje, e meritojnë dinjitetin e të jetuarit në liri dhe siguri. Padrejtësia kudo është një kërcënim për drejtësinë kudo” – Dr. Martin Luther King”. Këtë fjali e ka shkruar Hovenier, duke sjellë një fotot nga Reçaku që kishte bërë vitin e kaluar.
“Të përulur për të përfaqësuar popullin amerikan për të nderuar dhe kujtuar ata që humbën jetën në Reçak 23 vjet më parë. Askush të mos harrojë apo mohojë atë që ndodhi: vrasjen brutale të civilëve të pambrojtur”, ka shkruar një vit më parë diplomati amerikan.
Kujtojmë se në Reçak, në Kompleksin Memorial, tashmë kanë nisur homazhet në nderim të 41 civilëve shqiptarë, që u vranë e masakruan nga regjimi serb i Millosheviqit. Nderime kanë bërër edhe presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti.
Më shumë storie
Dështon zgjedhja e Albulena Haxhiut si kryeparlamentare
Ka dështuar zgjedhja e kandidates së Vetëvendosjes për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu. Kanë votuar vetëm 57 deputetë pro emërimit...
Kuveni i Kosovës: Betohen 199 deputetët e legjislaturës së nëntë
Deputetët e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës janë betuar me ceremoninë e betimit pas votimit të raportit të...
AGK dënon sulmin fizik të Damkës ndaj një gazetari në Kuvend
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas pengimit në detyrë të gazetarit të Kallxo.com nga deputeti i Partisë Demokratike...
Albin Kurti: Mosvotimi i raportit për mandatet është sulm kundër Kosovës
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se mosvotimi i raportit për mandatet nga deputetët e PDK-së, LDK-së, Listës...
Eugen Cakolli: Seanca u mbyll për shkak të mungesës së dorëheqjeve nga ministrat
Seanca e sotme e Kuvendit u mbyll për shkak të mungesës së dorëheqjeve nga ministrat në detyrë të kabinetit qeveritar,...
LDK, PDK e AAK kërkojnë dorëheqjen e Kurtit nga posti i kryeministrit
Ka dështuar sot konstituimi i Kuvendit të Kosovës, pasi që nuk u miratua raporti i komisionit për verifikimin e mandateve....
Average Rating