Home » Lajme, Vendore » Jehona festave e fundvitit në Luginë…

Jehona festave e fundvitit në Luginë…

Jehona festive gazeta-2014-15 karikatureShqiptarët e Luginës së Preshevës, natën më të gjatë të vitit, ndërrimin e motmotit, e pritën kryesisht në rrethin familjar, por pati edhe të atillë, që këtë festë, kaq të dashur të vitit, ta presin nëpër restorante dhe nëpër sheshe, nën qiellin e hapur.

Atmosfera festive e fundvitit, në Luginë, kaloi pa ndonjë spektakël. Kështu që, njerëzit e rendit dhe të institucioneve, nuk patën telashe në trafik e tollovi nëpër ahengje, me të shtëna armësh e mjete të tjera piroteknike, si viteve paraprake.

 

Pse, athua, pse?!

 

Sepse 31 dhjetori, që na iku, bashkë me baba dimrin plak, nuk do të harrohet për motin e seritë me ngrica akulli, për thasët bosh të baba dimrit, i cili në Luginë, u duk sa për të thënë se ekziston, me pak dhurata e përqafime. Por, nuk mund të fajësohet moti i thatë i 31 dhjetorit e thatësirat e tjera të boshllëkut  të baba dimrit, që e bënë festën e fundvitit në Luginë, të kaloj me pak jehonë. Jo, pa dyshim, se jo!

 

Lugina e Preshevës, ka pasur edhe viteve të tjera stuhira klimatike e trazira politike, por, ama, festat e fundvitit, nuk kanë kaluar pa jehonë.

Po, atëherë, ku qëndron shkaku dhe arsyeja?!

 

Qe, pra: Muaji paraprak, i festive të Vitit të Ri, dhjetori, në vend se të manifestohej me përgatitje për natën e shumëpritur festive, u konsumua me probleme të shumta politike dhe ekonomike, të cilat drejtpërdrejt ndikuan në disponimin qytetar.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës, nuk e kishin zemrën plot, por jo edhe xhepin, për ta kremtuar me spektakël mbrëmjen gazmore të Vitit të Ri!

 

Ky disponim i qytetarit shqiptar, në Luginë, u prish ngase gjatë muajit janar, nëpër Bujanoc e Preshevës, ikën me mijëra të rinj, nëpër vendet e ndryshme të botës për qare e idare. Kolonës së ikjes së madhe kosovare, iu bashkëngjit edhe një pjesë e  rinë në këto komuna, për një jetë më të mirë. Ata, as që e pritën festën e Vitit të Ri, e më pas t’ia mbathin në kërkim të fatit jetësor.

 

Veç ikjes si fenomen, Luginën e goditën edhe një varg arrestimesh e gjobitjesh për strehimin ilegal të prostitutave, qenve endacakë dhe kontrabandimin me qenie njerëzore.

Por, nuk janë vetëm këto lëvizje, që ndikuan në prishjen e disponimit shqiptar për kremtimin spektakular të Vitit të Ri. Ka edhe diçka ka prishur harmoninë ndër-vëllazërore, ndër-partiake, ndër-shoqërore etj.

 

Pozita dhe opozita shqiptare, gjatë muajit të janarit, u përplasën për buxhetin komunal, të përgjysmuar si thasët e baba dimrit, i cili kaloi pa debate publike si më parë, pastaj ndërrimi i rrugëve pa sheshin kryesor, strukturimi allashqiptarçe i Këshillit Nacional, hapja e zyrës për Luginën në Gjilan, pa praninë e krerëve institucionalë të këtij rajoni e kështu me radhë, janë shkaktarët paraprak të prishjes së disponimit për festën e natës së madhe të fundvitit.

 

Shoqëria Civile “Perspektiva”, duke parë disponimin e zbehur të qytetarëve në vigjilje të festave të motmotit, nuk doli me ndonjë urim të veçantë, e as me ndonjë pritje si ato të institucioneve komunale e nacionale, në saje të parasë publike me kalendarë, fletore e dhurata të tjera, për klientët dhe simpatizuesit e tyre dhe një mesazhet përçuese nga ekranet televizive për qytetarët: Gëzuar Viti i Ri 2015!

E populli e thotë bukur:”Mos raftë me u harrue!”

Shoqëria Civile “Perspektiva”, në Bujanoc

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress