Jo eksperimente me Kosovën: jo liri e as pavarësi të kushtëzuar
Nga Skënder Sadri KAPITI
Askush nuk mundet që t’ia imponojë lirinë dikujt ashtu sic dëshiron dhe impon tjetri. Kjo është e pranuar dhe e mbështetrur moralisht dhe është liri dhe e drejtë njerëzore individiuale, demokratike dhe e drejtë kombëtare e një kombi për të pasur pavarësinë, shtetin,ligjin dhe kushtetutën e vet.
Këtë të drejtë e ka edhe Kosova.
Askush dhe asnjë shtet e asnjë politikë e huaj nuk mund t’i vërë kushte e t’i beje presion dhe as t’i vendosë kushte shtetit tjetër për pavarësinë, lirinë dhe për zbatimin e pavarësisë dhe të legjitimitetit shtetëror.Në rast se kjo në demokraci i imponohet një shteti atëhere ky do të ishte kolonializëm modern.Prandaj ndërkombëtarë jo eksperimente me Kosovën: jo liri e as pavarësi e kushtëzuar për të. Ndërkombëtarë respektoni lirinë, pavarësinë , demokracinë, ligjin dhe kushtetutën e Kosovës dhe mos impononi e mos i bëni presion Kosovës për cfarë dhe pse ashtu dëshiron Serbia në dëm dhe kundër Kosovës.
Jo “paqë”me pazare në dëm të shtetit dhe të territoreve shqiptare të Kosovës.
Ndërkombëtarë mos i impononi Kosovës ato që ju kurrë nuk do i bënit për shtetet dhe për pavarësitë në shtetet tuaja.Kosovës për zot gjithmonë asaj i kanë dalë shqiptarët dhe ju ndërkombëtarë respektoni lirinë, pavarësinë dhe të drejtat e shqiptarëve dhe të Kosovës. Ju Perendimi mos impononi SOT ndarjen dhe coptimin e Kosovës, sepse atëhere lind pyetja se ku ndryshoni ju nga ajo Europa e vitit 1913 që bëri tragjedinë dhe krimin më të madh kundër shqiptarëve, atë të coptimit të Shqipërisë.Asnjë kombi në Europë nuk i është bërë krim dhe padrejtësi se sa shqiptarëve nga kjo Europa. Por e keqja më e madhe Kosovës po i vjen nga tradhtarët dhe nga tradhtia e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës prej shumë politikanëve, intelektualëve, mediave dhe gazetarëve shqiptarë. Këtyre nuk do ua falë historia atë se cfarë ata vepruan e bënë në dëm të sovranitetit dhe legjitimitetit të Kosovës.
Average Rating