Jo “Republikë serbe” në Kosovë në këmbim të liberalizimit të vizave

Read Time:9 Minute, 54 Second

Nga Skënder  Kapiti

Si hyrje dhe  për kujtesë për opinionin për atë se Bashkimi Europian e kishte përshëndetur ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi në kuvendin e Kosovës si një nga kushtet e fundit për liberalizimin e vizave  për Kosovën.

“Ratifikimi është një shembull konkret i përkushtimit të Kosovës për marrëdhënie të mira fqinjësore. Ky ratifikim gjithashtu nënkupton se është plotësuar njëri nga dy kriteret e mbetura për liberalizimin e vizave”, thuhej asokohe në komunikatën e BE-së.

Pra kushti për liberalizim e vizave ishte ky: jipni Malit të Zi 8 000 ha troje shqiptare  që të lëvizni pa viza në BE. Ai që   e bën këtë do mbështetej dhe do të bëhej kryeministër i Kosovës. Gjë që kështu edhe ndodhi me të vërtetë me ishkryeministrin Haradinaj, ishkundërshtar i Demarkacionit ,por në shkëmbin të postit si kryemimnistër ai e firmosi pastaj marrëveshjen antishqiptare..

E tani i bëhet presion Kosovës që të pranojë formimin e  Bashkësisë së  Komunave me shumice serbe,si një republike serbe brenda Kosovës. Por tani është e vështirë për BE-në, kjo sepse nuk janë në pushtet në Kosovë as Thaci, as    Mustafa, as Hoti e as Pacolli e Limaj me  kompani që ishin gati për ta ndarë Kosovën vetëm që të rrinin në pushtet.Ky është kushti i BE-së,dhe BE-ja lobon e mbështet të gjithë ata politikanë shqiptarë madje edhe nëse jane të korruptuar  të cilët janë dakord për minishtetin serb brënda Kosovës vetëm për interesat e tyre  të verbëra për pushtet e korrupsion, të cilët  janë të gatshëm për të sakrifikuar e coptuar  Kosovën për interesa personale.

 E gjithë strategjia serbe sot është ndarja dhe  coptimi i Kosovës. Të gjitha projektet djallëzore si do që të quhen ato: ndarje e Kosovës, korigjim kufijsh , Demarkacion, minishengen, Open  Ballkan e deri edhe formimi i Bashkësisë se Komunave me shumicë serbe kanë të njëjtin qëllim, atë për ndarjen Kosovës që pas Malit të Zi edhe Serbia të marrë atë se cfarë ajo synon në Kosovë dhe pjesa që mbetet të bashkohet me Shqipërinë.

Të gjithë ata që kanë mbështetur e nënshkruar dhe vazhdojnë e mbështesin këto projekte , ata i kanë shërbyer dhe i shërbejnë Serbisë.

Të gjithë ata të cilët për pushtet dhe për të pasur mbështetje ndërkombëtare për pushtet dhe që kanë toleruar, pranuar dhe që janë dakordësuar me këto projekte ata kanë tradhtuar Kosovën dhe interetesin kombëtar. Dhe këta historia nuk do t’i falë.

BE të këtë faqen e zezë që shqiptarëve të Kosovës nuk ua lejon lëvizjen e lirë pa viza. Kjo mesa duket paska qenë e paramenduar më parë, si një kusht për Kosovën: liberalizim vizash  në këmbin të dhurimit të trojeve të Kosovës për Malin  e  Zi dhe Serbinë.

Kurrë mos u bëftë liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nëse BE-ja ia kërkon me imponim Kosovës krijimin e  Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe , gjë e cila de fakto do ishte një mini-Serbi në Kosovë , do ishte një ndarje e Kosovës në funksion të Serbisë së Madhe, do ishte një shpërblim i BE-së për kolonizatorin dhe genocidin serb.

Nuk do lejohen më  pazare të Europës mbi trojet shqiptare, dhe  jo më pabesi e intriga europiane antishqiptare.

Shumë e pabesë Europa me Francën   në krye kundër Kosovës.

Presidenti Makron, ky shqiptarofob nuk mund t’i mashtrojë shqiptarët më një dekoratë që ia dha Ismail Kadaresë, sepse shqiptarët e dinë se Franca të dekoron kur e shikon se je frankofil. Dihet se Franca ka dekoruar edhe Esad Toptanin por edhe Edi Ramën.

Makron, Kadaresë kishit mundësi t’ia jepnit dekoratën në Francë, apo mos porositi dikush , eja dhe jepja në Tiranë për ta shfrytëzuar kështu Kadarenë në qendrimet anti-Kurti e anti-Kosovë të Kryeministrit shqiptar. Dihet finesa e  akrobacive të Kadaresë nga një shkrimtar fanatik i realizmit socialist në një “modernist” e properendimor,  dihet si shkrimtar  i vjershave për Baba Stalinin, dihet kontributi i tij për të futur në ideologjinë dhe praktikën komuniste shqiptare edhe kulturën e revolucionit kulturor kinez. Dihet se Kadare ka qenë një shkrimtar i realizmit socialist kundër cdo letërsie nacionaliste, ka qenë kundër Fishtës deri dhe fanatik;  si  islamofob dhe duke qenë në ekstrem si i tillë shpreson që të marrë cmimin NOBEL. Dihet e njihet gjithashtu si kritikues i ashpër i Rugovës, pastaj i UCK-së, dhe dihen gjithashtu kerkimfaljet mashtruese të  tij për to  kur dështoi dhe kur   ia deshi vetëm interesi për të fituar simpati në Kosovë.

Sot Kosova është shtet i pavarur, dhe Kadareja do të duhej që ta kishte denoncuar projektin serbo-sllav  të Open Ballkanit.

Është intelektual shumë i aftë që përshtatet me cfarëdo oborri pushteti dhe konjukture politike dhe cudi si nuk u bë e nuk u dëgjua ndonjë kritikë e tij  ndaj realitetit korruptiv të sotëm të qeverisë së sotme.

Që Kosova është shqiptare dhe Shqipëri këtë e dinë të gjithë shqiptarët, sepse për këtë kanë 150 vite që luftojnë dardanët kundër genocidit dhe kolonizatorit serb . Dhe se Kosova është djepi i shqiptarizmit kjo dihet, por duhej që Kadare t’i thoshte  kryeministrit se përse  the për veriun e Kosovës që veriu i Kosovës është “Tokë e askujt”. Apo nëse Kadare do e thoshte këtë, ndoshta as Makroni nuk do  “ishte kujtuar” që t’ia sillte Kadaresë Dekoratën në Tiranë.

Duhen parë me shumë vëmëndje dhe me vigjilencë intelektuale të thellë deklarimet që vijnë nga Tirana zyrtare në lidhje me Kosovën . Shpesherë ato janë mjaft të djallëzuara  e të sofistikuara dhe në paraqitje kanë   kuptim të dyfishtë  por  që në qëllim ato kanë antikosovarizëm shumë të sofistikuar, dhe  në dukje e shprehje  mashtrojnë edhe opinionin sikur ato janë në mbështetje të Kosovës.

Prandaj nuk duhen besuar shumë se cfarë deklarojnë por se cfarë veprojnë nga Tirana zyrtare si pozita por edhe opozita. Pasi edhe   opozitat në Shqipëri deklarohen patriotike por në pushtet patriotizmi i tyre identifikohet si korrupsion e tradhti.

Franca u jep dekorata vetëm atyre që janë frankofilë por edhe atyre që janë serbofilë si Esad Toptanit  p.sh., dhe kuptohet edhe të tjerëve.

Franca gjithmonë ka qenë aleate e Serbisë kundër shqiptarëve dhe madje më shumë se sa edhe Rusia.Situatës sot në Veriun e Kosovës i ka paraprirë vendosja e KFOR-it francez atje. Dihet se Franca dikur ka dalë nga NATO, dhe u rifut përsëri,por  edhe është shprehur për shpërndarjen e saj. Franca   është aleate e pasinqertë në NATO, dihet jo sinqerteti i saj edhe ndaj Ukrainës.

Francë leri dekoratat e lodrat  por mos pengo liberalizimine vizave për kosovarët, mos pengo integrimin e shqiptarëve në BE, dhe mos mbështet Serbinë dhe as ata politikanë shqipfolës të korruptuar e serbofilë. 

BE deri diku jeni edhe ju si Franca, dhe  pa pike turpi i vendosin sanksione Kosovës pse ajo dhe qeveria e saj mbrojnë shtetin dhe territorin e Kosovës. BE  i vendos kushte dhe detyra Kosovës ,dhe pavarësisht se Kosova i ka plotësuar ato,përsëri BE ia zvarrit liberalizimin e vizave. BE nëse Kosova zbaton ligjet,lufton korrupsionin  dhe krimin e organizuar si dhe aktet terroriste serbe që sulmojnë policinë dhe instituicionet Kosovës , a jeni ju BE-ja me këto , apo ju interesojnë te tjera gjëra tinzare e djallëzore  kundër Kosovës dhe pro Serbisë?

BE,  a nuk patët negociatorë të tjerë për bisedimet Kosovë-Serbi por dy negociatorët tuaj janë antishqiptarë dhe serbo-rusofilë që vijnë prej vëndeve e shteteve që nuk e kanë njohur Shtetin e Kosovës?!

Pse kaq shqiptarofobe mbete Europe në mijëvjecarë.

Europa e Romës dhe e Bizantit dhe ajo Mesjetare:   Ilirizmin, dardanizmin dhe shqiptarizmin i ke urryer dhe këtë  urrejtja e ke përdorur kundër iliro-shqiptarëve si  në kohët e vjetra të Romës, Bizantit e të Mesjetës që ti Europë  edhe i lejove  sllavët për të zënë trojet e Ilirikut, si edhe në kohën e rënies së Perandorisë Osmane e pas saj e në vazhdimësi ti Europë  mbështete dhe ishe shkaktare e coptimit të trojeve shqiptare..

Europë je e pabesë. Ju e dini shumë mirë se në Ballkan kombi më i vjetër dhe më proeuropian është kombi shqiptar, dhe e dini se shqiptarët janë kombi më antiserb e antirus në Ballkan.

Mjaft më BE, që më shumë po qëndroni akoma e bashkuar nga frika e kërcënimit rus.Ju padrejtësisht  i mbani shqiptarët larg integrimit. Por po gaboni rëndë, se ndoshta edhe kur  do t’u mbushet mëndja juve për antarësimin e Shqipërisë e Kosovës ndoshta edhe vetë ju atëhere mund të jeni shpërbërë. Kjo edhe mund të ndodhë , pasi këtë e tregoi dalja nga BE  e Britanisë së Madhe.

Qëndro Kosovë  se fatkeqësisht  nuk e ke me vete as Tiranën zyrtare, as Kryemistrin shqiptar, i cili atë që kërkon ta marrë Serbia nga Kosova shqiptare, kryeministri shqiptar  e quan “tokë të askujt”.

Durrës , 22 Tetor 2023. Skënder Sadri KAPITI , autor I Librit “TRIUMFI I KOMBIT”

Europa dhe SHBA duhet ta dinë mirë se shqiptarët u dëbuan nga trojet etnike të tyre gjatë Luftrave Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore me miratimin dhe me përkrahjen vendimtare të Europës asokohe antishqiptare. Si pasojë e kësaj u serbizuan troje të Kosovës, Toplicës dhe  Sanxhakut me kolonë serbë.

Të vërtetën dhe të vërtetat nuk mund të mbulohen dhe as të falsifikohen.

Ndërsa Perendimi, Europa dhe SHBA mbështesin Izraelin me justifikimin se ata po kthehen në tokat e tyre dhe në trojet e palestinezëve autoktonë, po kthehen nga diaspora dhe formuan shtetin e tyre pas më shumë se dy mijë vitesh kur ata u dëbuan nga Lindja e Mesme nga Roma dhe Pereandori romak.

Kurse genocodi serb dhe kolonizimi serb i trojeve shqiptare është i shekullit 19 dhe 20, dhe Europa në vënd që të  jetë dhe t’ua kthejë borxhin  shqiptarëve, t’ia kthejë trojet e shqiptareve Shqipërisë, BE mbështet serbët edhe tani, duke e shpërblyer përsëri genocidin serb. Shqiptarët qëndruan me shekuj dhe nuk u asimiluan nën sundimin romak, qëndruan e rezistuan 1000 vite nën sundimin bizantin dhe 500 vite nën sundimin Otoman dhe nuk u asimiluan. Në vitet kur po binte Perandoria Osmane shqiptarët kishin territore të tyre 150 mijë kilometra katrorë dhe ishin kombi i dytë me i madh i Ballkanit.

Kombet dhe popujt nën sundimin Otoman nuk u asimiluan. 

Shqiptarët nën sundimin Osman as nuk u arabizuan dhe as nuk u turqizuan  por mbeten shqiptarë si ata muslimanë, si edhe ata kristianë mbetën shqiptarë që edhe e sunduan dhe qeverisën Perandorinë Osmane.

Tragjedia kombit shqiptar i erdhi kur në Iliri  u dyndën barbarët sllavë që e sllavizuan Ilirikun , dhe sllavizimi u ndërpre kur Osmanët pushtuan Ballkanin, por që rreziku sllavo-helen kundër shqiptarëve për asimilimin e tyre u ringjall kur po binte dhe pas rënies së Perandorisë Osmane.

Trojet shqiptare janë ato dhe aty ku ishin shqiptarët në vitin 1878 .

Pushtimi i trojeve shqiptare nga sllavo-serbo-grekët në vitet 1878-1912 po edhe në vazhdimësi prej genocidit sllav e grek  bëri të mundur helenizimin dhe sllavizimin e serbizimin e  shqiptarëve ortodoksë si dhe pastrimin etnik e genocidin kundër shqiptarëve muslimanë.

Durrës , 21 Tetor 2023. Skënder Sadri KAPITI , autor I Librit “TRIUMFI I KOMBIT”

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post <strong>Vladislav Inozemcev: Pesë arsye se pse në Rusi nuk do të ketë demokraci </strong>
Next post Albin Kurti: Sulmi në Banjskë u organizua nga Klani i Novi Sadit