
John Bolton: Nuk jam ai që propozova idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
John Bolton i cili shërbeu si këshilltar për Siguri Kombëtare i ish-presidentit amerikan Donald Trump, gjatë një interviste dhënë për Foreign Press Association, ka folur për idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai është pyetur në mënyrë direkte nëse ishte ai që propozoi idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se ai nuk e kishte propozuar atë, pasi një gjë e tillë tashmë ishte diskutuar.
“Në aspektin politik është dëshmuar si diçka e pamundur në fillim në Kosovë dhe më vonë në Serbi”, shtoi diplomati amerikan.
Bolton foli për momentin kur Tony Blair kishte kërkuar të takohet me të dhe të diskutojë për këtë ide që tashmë po qarkullonte.
Ish-këshilltari i Trumpit tha se Blairit i ishte përgjigjur njëjtë siç kishte deklaruar ish-Sekretari amerikan i Shtetit, James Baker, kur foli për problemin Izrael-Arabi duke theksuar se “nuk mund ta duam paqen më shumë se vetë palët e përfshira”, transmeton Telegrafi.
“Pra asnjë zgjedhje nuk do t’ju imponohej palëve, por nëse ata pajtoheshin, do ta mbështesnim”, theksoi ai.
“Shumë njerëzve nuk u pëlqen ideja e shkëmbimit të territoreve sepse mund të destabilizojë pjesët tjera të Ballkanit. Pika kyçe që duhet theksuar se ka pasur një lloj dakordance paraprake kur filloi të flitej për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë”, shtoi Bolton.
“Derisa të dyja palët pajtohen dhe nuk ka imponim me forcë, shkëmbimet e territoreve mund të ndodhin çdo herë”, tha ndër tjera ish-këshilltari për Siguri Kombëtare.
https://www.youtube.com/embed/KGjp4jO4V4E?
Më shumë storie
Republika e Sudanit e ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Republikës së Kosovës
Lajmi është bërë i ditur nga presidentja Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Antalia, teksa njohja nga ky shtet...
PE: Miratohet draft-rezoluta për Kosovën, kërkohet heqja e masave të BE-së
Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian ka votuar draft rezolutën për Kosovën në të cilën mes tjerash kërkohet...
Hagë: Avokati i Rexhep Selimit, thotë se ka boshllëqe në provat e Prokurorisë
Avokati i Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts në një deklarim për mediat në Hagë aty ku po zhvillohet gjykimi i ish-krerëve...
Mark Rutte: Serbia duhet të angazhohet në llogaridhënie për sulmet në Banjskë
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka porositur se Serbia duhet të angazhohet në llogaridhënie për sulmet në Banjskë...
Luka Misetiq kritikon vonesat në Speciale, i quan të dobëta provat e Prokurorisë
Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Luka Misetiq, në emër të mbrojtjes ka shprehur shqetësimin për kohëzgjatjen e procesit...
Aivo Orav: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka vdekur
Në një kohë kur shumë njohës të rrethanave politike vlerësojnë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka humbur drejtimin dhe...
Average Rating