Jonathan Hargreaves: Këtë vjeshtë, Britania, mikpritëse e Procesit të Berlinit
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka njoftuar se këtë vjeshtë Mbretëria e Bashkuar, është e kënaqur të jetë nikoqire e Procesit të Berlinit për të nxitur diskutimet dhe për të rritur bashkëpunimin midis 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Këtë vjeshtë, Mbretëria e Bashkuar ka kënaqësinë të jetë mikpritëse e Procesit të Berlinit, për të nxitur diskutimet dhe për të forcuar bashkëpunimin me dhe ndërmjet gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.
Ai ka njoftuar se sot ka mbajtur një fjalim në ceremoninë hapëse të takimit të Ministrave të Bujqësisë nga Europa Juglindore, i cili këtë vit po mbahet nën kujdesin e Procesit të Berlinit. Falënderova qeverinë e Kosovës për mikpritjen e këtij takimi dhe shpreha shpresën që diskutimet për të ardhmen e bashkëpunimit rajonal dhe reformat në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural të jenë të frytshme.
Më shumë storie
Kuadratet e FSK-së do të rreshtohen për nder të Epopesë së UÇK-së
Me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të rreshtojë kuadratet e saj,...
Për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, nesër qeveria e Kosovës mban mbledhje solemne
Në shënim të 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nesër mbahet mbledhje solemne e Qeverisë së Republikës së...
Albulena Haxhiu: Nuk ka seancë nëse nuk ka dy kandidatë për president
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media, ka bërë të ditur se nuk...
Mark Rutte: KFOR vazhdon të luajë rol të rëndësishëm për sigurinë në Kosovë
Sekretari i përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, u prit në Shkup me nderime të larta shtetërore nga presidentja e Maqedonia...
Rruga ’’Miftar ZARBICA’’– Një nderim për Veprimtarin dhe Humanistin nga Zarbica e Bujanocit
Gjilan – Komisioni Komunal për emërimin e rrugëve në Gjilan ka marrë vendim për të emëruar një rrugë në nder...
Publikohet agjenda me aktivitetet për shënimin e Epopesë së UÇK-së
Me rastin e shënimit të 28 vjetrit të Epopesë së UÇK-së, më 5, 6 dhe 7 mars institucionet shtetërore kanë...

Average Rating