Home » Lajme, Vendore » Jonuz Musliu, ka takuar dekanin në Fakultetin e mjekësisë në Tiranë, z. Prof. Dr. Petrit Bara me bashkëpunëtor

Jonuz Musliu, ka takuar dekanin në Fakultetin e mjekësisë në Tiranë, z. Prof. Dr. Petrit Bara me bashkëpunëtor

KUMTESË

KNSH-FOTO 03.08.2015Sot, në ambientet e Këshillit kombëtar shqiptar, kryetari z. Jonuz Musliu, ka zhvilluar takim me kardiologun shqiptar, njëherit edhe dekan në Fakultetin e mjekësisë në Tiranë, z. Prof. Dr. Petrit Bara me bashkëpunëtor.

 

KryetariMusliu e ka njoftuar për gjendjen e bashkësisë shqiptare në Luginë të Preshevës, me theks të veçantë në fushat për të cilat është kompetent KKSH, kryesisht në krijimin e mundësive për rritjen e numrit të regjistrimeve për maturantët në drejtimet mjekësore, si dhe nevojën tone për aftësimin professional të kuadrit mjekësor.

 

Ndërkaq, z. Bara shprehi gatishmërinë e tij profesionale, akademike e mjekësore që duke marrë parasysh nevojat e bashkësisë shqiptare të jap kontributin e tij lidhur me pranimin e maturantëve në Fakultetin e mjekësisë, aftësiomin e metutjeshëm të kuadrit mjekësor shqiptar, si dhe gatishmërinë për të pranuar çdo pacient me problemet e zemrës në Qendrën spitalore të Tiranës.
Mëtej, z. Musliu e ka falënderuar për vizitën dhe gatishmërinë e treguar për çështjet e lartshënuara, ndërsa gjatë ditës kan vazhduar takimet me autoritetet komunale, Shoqatën e mjekëve të Luginës dhe studentët që vijojnë studimet në Tiranë.

                                            

Shërbimi për informimi KKSH-së

KNSH-Kumtese 03.08.2015

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress