
Jorn Rohde: Lista Serbe t’i llogarisë pasojat e bojkotit
Ambasadori gjerman, Jorn Rohde në intervistën e dhënë për RTK-në ka thënë se vendimi i Listës Serbe për bojkotimin e procesit të votimit për shkarkim të kryetarëve në veri të vendit nuk është politikë konstruktive dhe i dëmton serbët e asaj pjese.

Rohde tha se ka 18 muaj vetëm bojkote dhe se Lista Serbe, pas thirrjes së serishme për bojkot, duhet të përgatitet edhe për pasoja.
“Në një shtet të së drejtës, nëse nuk ke një fuqi që të ndryshosh gjërat, bojkoti është më së paku i nevojshëm. Prandaj, ne i ftojmë të gjithë qytetarët dhe partitë politike në veri që të bëjnë të pamundurën që të marrin pjesë në këtë proces dhe që ta përfundojmë atë. Ne dëshirojmë që të kemi një rezultat që kryetarët e komunave dhe kuvendet komunale të zgjidhen, që do të reflektojnë shumicën e banorëve atje dhe për momentin nuk është ajo. E kjo me bojkotimin dhe thirrjen për bojkotim, atëherë kjo shkon komplet në një rrugë tjetër. Që 18 muaj kemi vetëm bojkote dhe kjo nuk është një politikë konstruktive. Qeveria e Kosovës e ka ofruar një proces demokratik për serbët në veri dhe kjo ofertë duhet të pranohet nga serbët. Tash, ne, presim që ata ta pranojnë këtë. Nuk e kuptoj pse nuk duhet që të ndodhë kjo. Lista Serbe nëse thërret për bojkot atëherë duhet që të llogarisë edhe për pasoja”, ka deklaruar ambasadori Rohde në intervistë për RTK-së
Më shumë storie
Intervistë Exluzive: me Refik Hasanin, Publicist dhe Veprimtarë nga Bujanoci
Intervista është realizuar nga Gazetari, Gëzim Mekuli, Editor në Mekulipress.com, REVISTË-SHQIPE ONLINE Publicisti dhe veprimtari nga Bujanoci, Refik Hasani, ka dhënë një...
Albin Kurti për RTK-n: Ata që nuk më besojnë që i kam 61 vota le të më testojnë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti u ka bërë thirrje gjithë atyre që nuk besojnë se i ka 61 vota për...
Vjosa Osmani: Kosova të ketë më shumë bashkërendim dhe bashkëpunim me SHBA
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka theksuar rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të vendit të saj me Shtetet e Bashkuara...
Adrian Shtuni: Çdo kush që qëndron prapa sulmit në Banjskë të japë llogari
Ekspert në sigurinë ndërkombëtare, Adrian Shtuni ka theksuar rëndësinë e ngritjes së aktakuzës për sulmin terrorist në Banjskë, duke e...
Euro 2024, Sylvinho: Jemi gati, do të japim gjithçka ndaj Spanjës
Në prag të ndeshjes vendimtare ndaj Spanjës në Grupin B të Euro 2024, trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, shpreh entuziazmin...
Vjosa Osmani: Kosova nuk po kundërshton zbatimin e detyrimeve të veta
Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani tha se Kosova nuk kundërshton zbatimin e detyrimeve të veta, por kërkon një marrëveshje të...
Average Rating