Jorn Rohde: Pavarësia e Kosovës nuk është vetëm simbol, por një realitet praktik
Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka uruar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës nëpërmjet një video mesazhi në emër të popullit gjerman.

“Që nga deklarimi i Pavarësisë suaj 17 vjet më parë, Kosova ka arritur hapa të jashtëzakonshëm në demokraci, ekonomi dhe marrëdhënie ndërkombëtare. Rruga juaj drejt sovranitetit është shënuar nga qëndrueshmëria dhe vendosmëria”, thotë ambasadori.
Rohde ka deklaruar se shteti gjerman ndjehet krenar për rrugëtimin e Kosovës, teksa ka nënvizuar se pavarësia shtetërore është e bazuar në ndërtimin e institucioneve shtetërore.
“Gjermania është krenare të qëndrojë krahë jush, duke ju mbështetur rrugëtimin tuaj. Marrëdhëniet tona bilaterale janë dëshmi e një lidhjeje të veçantë ndërmjet popujve tanë. Ne së bashku kemi arritur progres të mirë dhe do të vazhdojmë të punojmë dorë më dorë. Pavarësia e Kosovës nuk është vetëm simbol, por një realitet praktik, e demonstruar nga ndërtimi i institucioneve shtetërore të fuqishme dhe progresit të jetësuar nga atëherë”, ka thënë ambasadori gjerman.
Më shumë storie
Gabuan votuesit në Kosovë: votuan një zgjidhje hibride mes korrupsionit dhe patriotizmit
Nga Skënder Sadri KAPITINë Shqipëri protestë për Shqipërinë etnike kurse në Kosovë nuk shkojnë në votim se përtojnë dhe s’mund...
Kosova votoi-KQZ shpall rezultatet: VV 42,92%, PDK 21,04%, LDK 17,62% dhe AAK 7,18%
Komisioni Qendror Zgjedhor ka shpallur rezultat preliminare nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura sot. Në konferencën për media, kryetari...
Nga Shqipëria urojmë që të fitojë përsëri Albin Kurti
Nga Skënder Sadri KAPITI Jo vetëm opozita dhe mediat në Kosovë por edhe e gjithë politika dhe mediat në Shqipëri...
PDK publikon listën, Hamza: Mbi 50% janë prurje të reja
Partia Demokratike e Kosovës e ka bërë publike listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do...
AAK publikon listën e kandidatëve për deputetë
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit. Në listë janë...
Publikohet lista e LDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit. Në krye të...

Average Rating