Josep Borell: Hap pozitiv vendimi i Kosovës dhe Serbisë për targat
Bashkimi Evropian ka përshëndetur vendimet e Kosovës dhe Serbisë për të njohur zyrtarisht targat e automjeteve si dhe për të shfuqizuar regjimin e letrave ngjitëse.

Në komunikatën e nënshkruar nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell thuhet se vendimet e Prishtinës dhe Beogradit janë hapa pozitiv në zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit, si dhe në angazhimet e kaluara të Dialogut lidhur me Lirinë e Lëvizjes.
Qeveria e Serbisë vendosi të lejonte lëvizjen e lirë të makinave me targa Republikës së Kosovës filluar nga 1 janari I këtij viti, Ndërsa më 4 janar Qeveria e Kosovës gjithashtu vendosi që të heqë regjimin e letrave ngjitëse për makinat me targa të Serbisë.
“Këto Vendime tregojnë se është i mundur përparimi në avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe theksojnë rëndësinë e vazhdimit të punës në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në deklaratën që e ka publikuar Josep Borrell.
Shefi i diplomacisë evropian ka precizuar gjithashtu se vendimet për njohjen e targave të automjeteve kontribuojnë edhe në integrimin më të mirë rajonal dhe evropian të Ballkanit Perëndimor, nga i cili, sipas tij, përfitojnë qytetarët e rajonit.
Më shumë storie
SHBA kodifikon qëndrimet pro Kosovës në ligjin e mbrojtjes
Kosova përfshihet në qëndrime të rëndësishme në draft-ligjin e autorizimeve të mbrojtjes kombëtare të Shteteve të Bashkuara për vitin e...
“Botërori 2026″, Kosova mëson kundërshtarët nëse kualifikohet
Në Uashington është tërhequr shorti për Kampionatin Botëror “FIFA world Cup 2026”, short i cili u transmetua drejtpërdrejt në Radiotelevizionin...
Perandoria sovjetike e haremeve shtetërore
Në youtube-kanalin “Архивы СССР” (Arkivat e BRSS) ka pasë qenë botuar informacioni me titull: ”Haremet e NKVD: ja se si...
Wesley Clark: Gabimet e tjerëve nuk duhet t’i atribuohen Hashim Thaçit
Ish-komandanti suprem i Forcave Aleate për Evropën, Wesley Clark, është ulur këtë të hënë në karrigen e dëshmitarit të mbrojtjes...
Protestë në Strasburg më 16 nëntor kundër procesit në Hagë
"Këshilli Koordinues i Shoqatave të dala nga Lëvizja dhe Lufta Çlirimtare e Popullit Shqiptar" ka njoftuar se më 16 nëntor...
Grand Prix 2025: Distria Krasniqi fiton medaljen e artë
Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prix Zagreb 2025 në kategorinë deri 52 kilogramë. Xhudistja kosovare ka dominuar të...

Average Rating