Josep Borrell në pritje të Kurtit për takim në Bruksel
Kryeministri Albin Kurti ende nuk ka thënë “po” për të marrë pjesë në takimin në Bruksel, të caktuar nga Josep Borrell, Përfaqësues i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri.
Në këtë takim, të cilësuar si urgjent për menaxhim krize, Borrell ka thënë se është ftuar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Deklarimin se ende nuk ka vendosur nëse do të marrë pjesë ose jo në këtë takim, Kurti e tha në Forumin e Prespës në Maqedoninë e Veriut.
Në lidhje me ftesën e zotit Borrell që të takohemi në Bruksel, e kam pak të çuditshme sepse kur e pyetëm për një takim në Bruksel javën e kaluar, ai tha se së pari na duhet shtensionim i situatës”, tha kryeministri Kurti.
“Dhe menjëherë pas rrëmbimit të tre policëve nga njësia speciale e Serbisë, Borrell kërkon takim të nivelit të lartë”.
Sipas kryeministrit Kurti, kur përshkallëzimi është i madh sa një mal, atëherë ai marr ftesë për takim në Brukesl.
“Kurse, kur kërkova unë takim, thanë se më nevojitet të shtensionoj situatën”, tha Kurti.
“Ende nuk kam vendosur se a do të shkoj, mirëpo do ta informoj me kohë zotin Borrell”, tha kryeministri.
Borrell ka njoftuar të enjten se ka ftuar një takim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për javën e ardhshme për ta menaxhuar krizën në veri, e cila është e tensionuar sidomos pas rrëmbimit të tre policëve kufitarë të Kosovës nga ana e Njësisë Speciale të Policisë së Serbisë.
Në pritje se a do të ndodhë ky takim është edhe emisari amerikan Gabriel Escobar.
“Tani, rreth kërkesës që liderët të shkojnë në Bruksel, është duke u punuar dhe në bazë të përgatitjes për këtë do të duhet të vendosim nëse do të fluturoj për në Bruksel apo jo. Por – pa dyshim, kjo përpjekje do të marrë mbështetjen e plotë amerikane” ka thënë Escobar.
Average Rating