Ka filluar sot realizimi i projektit për deminimin, pastrimin e minave për lokacionin e fshatit Bushtran, donacion ky nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, nëpërmjet organizatës Ndihma e Popullit Norvegjez, kurse projekti është mbështetur nga Qendra për deminim e Republikës së Serbis. Pjesëmarrës ditën e sotme ishte edhe ambasadori I mbretërisë norvegjeze në Beograd, përfaqësues të organizatës ndihma e popullit norvegjez, të ministrisë së jashtme të norvegjisë, kryetari I komunës së Preshevës, përfaqësues të minsitrisë së brendshme të policisë si dhe shumë qytetarë të fhashtit Bushtran. Ndërsa para disa viteve po në terenin e fhsatit Bushtran, kanë ndodhur shumë fatkeqësi nga bombat, kurse një fëmijë ka pësuar tragjikishtë duke humbur edhe jetën. Ngjarjen më hollësishtë e rrëfen kryetari I BL Bushtran. Madhësia e projektit që filloi sot do të jetë 198.804 metra katrorë, kurse pas përfundimit të kësaj hapsire, do të vazhdohet me projektet tjera të parapara për deminim.
RTV Presheva