Home » Lajme, Politikë » Kadri Veseli: Lufta e UÇK-së e pastër, vendimet e mëtutjeshme në shërbim të vendit

Kadri Veseli: Lufta e UÇK-së e pastër, vendimet e mëtutjeshme në shërbim të vendit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe udhëheqësi i koalocionit qeveritar, Kadri Veseli ka reaguar për doreheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i Kryeministrit dhe fteses për të nga Gjykata Speciale.

Veseli, që po qendron në një vizitë zyrtare në SHBA ka thënë se lufta e UCK-së ka qenë e pastër dhe kjo do të deshmohet sërish. Kreu i PDK-së ka shkruar se vendimet e metutjeshme do të jenë në peruthje me interesat e qytetarëve. “Me keqardhje mësova nga mediat për thirrjen që u është bërë nga Gjykata Speciale bashkëluftëtarëve të mi, si dhe për dorëheqjen e Kryeministrit Ramush Haradinaj. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pastër dhe e drejtë dhe jam i sigurt se ndershmëria e luftës së popullit tonë për liri e pavarësi ka për t’u vërtetuar sërish. Koalicioni qeveritar u ndërtua për të marrë vendime të mëdha për Kosovën dhe për t’i mbrojtur vlerat e UÇK-së. Të gjitha veprimet dhe vendimet tona do të jenë vetëm në shërbim të interesave më të mira të Kosovës dhe qytetarëve tanë, si dhe në përputhje të plotë me ligjet tona.” ka shkruar Veseli.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch