Home » Lajme, Ndërkombëtare » Kadri Veseli në Gjykatën Speciale: Në të gjithat pikat, deklarohem me bindje se jam plotësisht i pafajshëm

Kadri Veseli në Gjykatën Speciale: Në të gjithat pikat, deklarohem me bindje se jam plotësisht i pafajshëm

Ish kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në paraqitjen e tij të parë para Dhomave të Specializuara, është deklaruar i pafajshëm.
Në pyetjen e gjyqtarit në lidhje me 10 aktakuzat me të cilët Veseli ngarkohet, njëjtë sikur ish presidenti Thaçi dhe kryeparlamentari Krasniqi, se si deklarohet ai, Veseli ka thënë shkurt: “I dëgjova dhe i kam lexuar të gjitha pikat e aktakuzës.
Më lejoni të deklarohem, me bindje të plotë, se jam tërësisht i pafajshëm në lidhje me të gjitha pikat e aktakuzës.”, ka thënë Kadri Veseli.
Avokati Emmerson: Kadri Veseli është i pafajshëm, do të kërkojmë menjëherë mbrojtjen e tij në liri.

Avokati i ish kreut të PDK-së, Ben Emmerson, në paraqitjen e tij me videolink në Dhomat e Specializuara, ka kërkuar nga Gjykata që të marrë parasysh katër cështje në lidhje me Kadri Veselin.
Si pikë e parë, Emmerson ka nënvizuar që të qartësohet se Kadri Veseli duhet të presupozohet i pafajshëm deri në një vendim final. E dyta, avokati britanik ka thënë se mbrojtja do të bëjë menjëherë një kërkesë me shkrim pranë Dhomave të Specializuara që Kadri Veseli të mbrohet në liri.
E dyta, Si pikë të tretë, Emmerson i ka kërkuar gjykatës që të potencohet përsëri se Veseli ka ardhur vullnetarisht dhe është vetëdorëzuar, dhe se nuk ka pasur arrestim. Dhe në fund, avokati mbrojtës ka lexuar edhe njëherë deklaratën dhe pozicionin e Kadri Veselit në ditën kur ai është nisur për Hagë, ku, ndër tjera, kishte thënë:
“Ju lutem të keni parasysh se ky tribunal u krijua nga Kuvendi i Kosovës, për të shërbyer në emër të popullit. Ajo është mishërimi i parimit se nuk mund të ketë paqe pa drejtësi, dhe nuk mund të ketë drejtësi pa paqe. Edhe pse e ka selinë në Hagë, ajo është pjesë e sistemit tonë ligjor. Nuk duhet të ketë asnjë hatërmbetje drejtuar ndaj ndërkombëtarëve që punojnë në këtë tribunal. Ata janë duke bërë punën që populli i Kosovës ka kërkuar që ta bëjnë. Ky tribunal është pjesë e rrugëtimit të shtetëndërtimit të Kosovës, dhe ne duhet ti shkojmë deri në fund.”

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch