Home » Lajme » Kalifati Otomano-Ortodoks i binomit Erdogan-Putin s’e ndalon dot Shtetin Komb të shqiptarëve

Kalifati Otomano-Ortodoks i binomit Erdogan-Putin s’e ndalon dot Shtetin Komb të shqiptarëve

Nga Azgan HAKLAJ – Mjeshtër i Madh

Parimi i sovranitetit të kombeve dhe ai i vetëvendosjes, të ratifikuara përkatësisht nga Traktati i Paqes së Vefsalisë dhe Karta e Atlantikut të Veriut janë Alfa dhe Omega e së Drejtës Ndërkombëtare.

Historia ka treguar së cënimi i këtyre parimeve fundamentale, të lirisë, sovranitetit e të ardhmes së kombeve ka sjellë vetëm destabilitet, luftëra të përgjakshme dhe tragjedi me kosto të pallogaritshme.

Kujtojmë dy luftëra botërore, Holokaustin, genocidin ndaj armenëve, çështjen e Vietnamit, të Koresë e sëfundmi shpërbërien e Jugosllavisë, që shkaktoj qindramijra viktima.E drejta ndërkombëtare që mbron parimet e sovranitetit, lirisë e vetëvendosjes së kombeve, ka një shekull që i ka krijuar mekanizmat për tu vënë fre politikave ekspansioniste të shteteve militare e agresore.

Liga e Kombeve e viteve 20-të dhe OKB-ja e pas Luftës së Dytë Botërore janë garant për sovranitetin e kombeve, liritë e të drejtat e njeriut.

NATO-ja, aleanca politike-ushtarake e kombeve të lira të përendimit këtë vit shënon 20 vjetorin e bombardimeve të Serbisë gjakatare të Millosheviçit e që përkon me 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe 10 vjetorin e Shqipërisë si anëtare të saj e ka venë në një dorë të hekurt Rusinë postsovjetike të Vladimir Putinit, Carit të ri të Kremlinit i cili po përpiqet ta jetësojë “Romën e Tretë”.

Putini e ka zëvendësuar ideologjinë komuniste të Lenin-Stalinit me shovinizmin pansllavist, rusomadh, ashtu siç pati vepruar Pjetri i madh dhe Katerina e madhe, qëllimi i të cilit është që në bashkëpunim me Erdoganin që po punon prej vitesh për rilindjen e neootomanizmit të jetësojnë Kalifatin pansllavo-ortodokso-otoman.

Ballkani është projektuar të jetë një satelit politik -ekonomik e strategjik, apo thënë shkurt një kryeurë e ekspansionit ruso-turk në Europë. Është e njëjta strategji, edhe pse në kushte, rrethana e me mjete të tjera si ajo që ndoqën në Mesjetë sulltanët turq, Murati e Mehmeti i Dytë. Nëse atëkohë arbërorët me Kryetrimin e tyre Gjergj Kastriotin u banë mburoja e pakapërcyeshme e Kontinentit sot është NATO-ja që vigjilon e patrullon tokën e qiejt e Ballkanit, në mbrojtje të lirisë së tij.

Në çdo projekt hegjemomist të përmasave të mëdha, diktatorët, sa do të fuqishëm të jenë kenë nevojë për aleatë. Vladimir Putin dhe Erdogani, tashmë kanë gjetur njëri tjetrin. Erdogani ushqen të njëjtat ambicie si udhëheqësi i Kremlinit, për të ripërtërirë Perandorinë e dikurshme Turke, nën flamurin dhe ideologjinë e neootomanizmit.

Aleanca e dy diktatorëve në takimin e fundin për qëndrimin ndaj Sirisë çertifikoi Kalifatin Ortodokso-islamikë në territoret e Europës Lindore, Lindjes së Mesme e Ballkan. Kjo aleancë është kundër përendimit e vlerave të tij, lirisë, demokracisë e civilizimit por në rradhë të parë kundër Kombit Shqiptar, si aleati më besnik i SHBA-së, NATOS dhe BE-së.

Shqiptarët e kanë përcaktuar kahjen e tyre qysh në kohën e Rilindjes Kombëtare.

Nacionalizmi Shqiptar lindi qysh në krye të herës si një nacionalizëm modern, ku patriotizmi ishte boshti politik e ideoligjik i tij. Mjafton të lexosh veprat monumentale të korifejve të Rilindjes Sami Frashëri e Pashko Vasa ” Shqipëria çka qenë, çështë dhe çdo të bëhet” dhe “E verteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët” për tu bindur se Testamenti I Pjetrit të madh, Ideologjia Neootomane, “Neçertania” e Ilia Garashaninit, (Kryeministrit serb), “Megalidhea”e Koletis, (Kryeministrit grek) janë edhe sot e mot baza ideologjike e sllavo-otomanëve, perandoritë e të cilëve i kanë shkaktuar Europës milona viktima.

Aleanca e binomit Putin-Erdogan, apo fronti i dytë ndaj përendimit e NATO-s vjen në një kohë kur faktori shqiptar në Ballkan prej dy dekadash është violinë e parë në zhvillimet politike të rajonit dhe Bota kujton 100 vjetorin e Konferencës së Paqes në Paris.

Pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore u shembën perandoritë, gjermane-ruse-turke-austro-hungareze dhe lindën Perandoria Sovjetike dhe Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene.

Ekzistenca e Kombit Shqiptar u vu në pikëpyetje.

100 vjet më parë Kombi Ynë humbi arkitektin e Nëntorit të Dytë të shqiptarëve, Plakun e Vlorës Ismail Qemalin, pa mundur të marrë pjesë në Konferencë për të mbrojtur Kauzës Shqiptare, i mandatuar nga Partia Kombëtare e Shqipërisë, për të përfaqësuar shqiptarët e Amerikës.

Vdiq në rrethana misterioze në Peruxhia të Italisë.

Ndonëse të paakorduar, me disa delegacione shqiptarët megjithëse të copëtuar, mbijetuan falë mbështetjes së Presidentit Willson.

Në sagën e tyre shumëshekullore shqiptarët kanë kaluar një golgotë të papërshkruar, përtej fantazisë njerëzore. Ata qëndruan fort përballë invadimeve të pushtuesve mizorë romakë, grekë, hunët e atilës, avarët, gotët, serbët,turqit, bullgarët, maxharrët, malazezët, italianët, gjermanët dhe i rezistuan asimilimit. 100 vjet më parë iu desh të provonin dhe thundrën e përgjakshme të Mbretërisë Serbo-Kroato- Sllovene dhe Mbretërisë Greke.

Për 100 vjet Kombi Ynë kaloj një kalvar të gjatë, vuajtjesh e sakrificash, përballjesh, luftrash të përgjakshme. Ndaj tij u hartuan projekte asimiluese, traktate shpërngulje masive, shfarosje marramendëse, ekspedita kolonizuese, genocid i paparë.

Marrveshjet serbo-turke të viteve 1938, 1953-1955-56 shperngulën qindramijra shqiptarë nga trojet e tyre.

Marrveshja e Lozanës turko- greke janar 1923 për shkëmbim të anasjelltë të popullsisë largoi prej Greqisë, nga tokat e tyre mijra çamë.

Në kurrizin e tyre shqiptarët provuan, që nga elaborati i Çubriolloviçit, pyka shqiptare e deri tek operacioni i përgjakshëm “Patkoi”i Kasapit të Ballkanit Millosheviç.

Fundi i milienumit të dytë dhe dy dekadat e para të milienumit të tretë shënuan kthesën e madhe të shqiptarëve.

Ëndrra e shqiptarëve filloi të materializohet.

Shqipëria është në NATO dhe shënon 10 vjetorin e antarësimit.

Kosova këtë vit feston 20 vjetorin e çlirimit.

Shqiptarët në Mal të Zi me votën e tyre përcaktuan shkeputjen e Malit të Zi nga Serbia në vitit 2006, duke i dhënë nokdaunin e fundit Millosheviçit. Ata me votën e tyre në zgjedhjet e fundit përcaktuan formimin e qeverisë propërendimore të Malit të Zi.

Shqiptarët e Maqedonisë përcaktuan në menyrë referendare, me votën e tyre rrugën e Maqedonisë në NATO dhe BE me emrin e ri Maqedoni e Veriut dhe zyrtarizuan gjuhën e Gjergj Kastriotit dhe Shenjtores Nënë Terezes.

Çeshtja Çame është kryefjalë dhe kallzues e kancelarive përendimore.

Këta janë faktorët madhorë që i detyrojnë shqiptarët të krijojnë atë kohezion të brendshëm që është ADN-ja e unitetit kombëtar, i cili mund të garantohet vetëm me bashkimin e shqiptarëve, të trojeve etnike nën një shtet, gjuhë e flamur të vetëm.

Shumë kohë përpara Kartës së Atlantikut që sanksionon të drejtën e vetëvendosjes së kombeve, prijësit shqiptar e kanë patur në projektet e tyre politike krijimin e shtetit shqiptar në kufijtë etnik apo të Shtetit Komb, sipas terminolegjisë që njihet sot ky nocion.Lidhjet e gjuhës, gjakut dhe territorit janë trinia e shenjtë që legjitimon të drejtën hyjnore dhe historike të shteteve nacionale.

Shqipëria e ka patur prej shekujsh në genin e saj këtë trinitet dhe udhëheqësit e saj të shquar kanë qenë të bindur në drejtësinë e qellimeve politike e të strategjisë së tyre. Mbretëresha Teutë ishte e para që i bashkoi territoret e gjera të fiseve ilire duke arritur politikisht në kufijtë e një perandorie.

Shteti i Arbërit, Balshajt, Shteti i Gjergj Kastriotit (Skenderbeut), Lidhja e Prizerenit, Lidhja e Pejës që shënoi 130 vjetorin, Konferenca e Bujanit, si momente kulmore të historisë tonë kanë sanksionuar politikisht të drejtën hyjnore e historike të shqiptarëve për të themelor Shtetin e tyre Nacional.

Meqenëse jemi në 130 vjetorin e Lidhjes së Pejës, është momenti që me slloganin e saj “Me Besa Besë” i gjithë Kombi Shqiptar duhet të këtë një qëndrim Unik për mbrojtjen e Kosovës nga ndarja.

Të gjithë në mbështetje të Kryeministrit Haradinaj për mbrojtjen e Kosovës. Aleanca Putin- Erdogan është ripërtëritja e dy perandorive, të cilat kanë derdhur lumenj gjaku e kanë lenë pas tokë të djegur e miliona viktima në Ballkan.

Për pesë shekuj popujt e Ballkanit kanë patur armik të përbashkët Perandorinë Otomane.

Në shekulln e fundit, me renien e saj ballkanasit e veçanarisht shqiptarët ranë nga shiu në breshër. Serbia e hatruara e Turqisë për shkak të lidhjes së gjakut mes Sulltan Muratit dhe Brankoviçit, me mbështetjen e Moskës ka shfarosur një milion shqiptarë e qindramijra boshnjakë, kroatë e sllovenë.

Planet e fshehta Moskë -Ankara për të ndryshuar harten politike të Ballkanit janë kryefjala e diplomacisë të çdo dite të tyre. Kësaj teorie i sherbejnë benjaminët ruso-turk të trekëndshit Beograd-Tiranë-Prishtinë, Viçiç-Rama-Thaçi për shkak të interesave të tyre utilitare.

Sot Kombi Ynë duhet të jetë i gatshëm për sakrificën sublime për mbrojtjen e trojeve tona.

Padyshim do të kemi mbeshtetjen e SHBA-së dhe NATO-s.

Ushtria e Kosovës e bukuar nga Amerika na pret për përmbushjen e misionin tonë nacional.

Reagimi kombëtar për mbrojtjen e Kosovës është premisë e Shtetit Komb të shqiptarëve.

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch