Kallas paralajmëron qasje të re rreth dialogut Kosovë-Serbi
Një takim për të diskutuar rruga përpara në procesin e normalizimit të raporteve do zhvillohet ndërmjet zyrtarëve kryesor evropian gjatë muajit mars. Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas do shqyrtoj me të emëruarin e saj evropian, Peter Sorensen qasjen e re në dialog.
Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Anita Hipper ka përsëritur se emisari i BE-së për dialog tashmë është i angazhuar aktivisht me bashkëbisedues dhe partnerë, për t’i shikuar rrugët përpara.
“Për ne si dhe për përfaqësuesen e lartë, dialogu dhe normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë e Kosovës, është çështje kyçe dhe prioritare. Ndërsa sa i përket dialogut, përfaqësuesja e lartë do të ketë takime edhe me përfaqësuesin special të BE-së, për të diskutuar edhe për rrugën përpara”, tha Anitta Hipper, zëdhënëse e BE-së.
Fytyra të reja do merren me procesin e vjetër të dialogut, i cili muajin tjetër shënon 14-vjetorin e nisjes.
Kaja Kallas e cila ka trashëguar postin e ish-shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrel, ka pranuar rishtazi se është duke dëgjuar kritika rreth formatit të deritashëm të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë andaj do i shqyrtoj mundësitë me Peter Sorensen si të bëhet funksional dialogu mes Kosovës e Serbisë.
Ajo pret fillimisht formimin e qeverisë në Kosovë në mënyrë që më pas të shikohen rrugët përpara në procesin e normalizimit.
Më shumë storie
Valerias Store – OFERTA QË S’DUHET HUMBUR!
-80% MË LIRË Valerias Store është një kompani e parfumeve premium VLEN VETËM 48 ORË!OFERTA QË S’DUHET HUMBUR! BLEJ TANI...
Siria njeh pavarësinë e Kosovës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se Republika Arabe e Sirisë ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës....
OKB, Jeff Bartos: Koha që UNMIK-u të tërhiqet nga Kosova
Përfaqësuesi dhe ambasadori amerikan në OKB, Jeff Bartos, tha sot në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara...
Jennifer MacNaughtan: Rishikimi i UNMIK-ut është pritur shumë gjatë
Mbretëria e Bashkuar ka bërë thirrje shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e...
Mbretëria e Bashkuar: Gjithçka gati për Samitin e Berlinit, Kurti udhëton në Londër
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të jetë mikpritëse e Samitit të radhës të Procesit të Berlinit që organizohet të...
Jared Kushner e Steve Witkoff këshillojnë Netanyahun: Mos rreziko armëpushimin në Gazë
Përfaqësuesit e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, i kanë bërë thirrje kryeministrit izraelit...

Average Rating