Kalon afati për formimin e organeve të KNSH-së, vendimet për të do t’i merr Qeveria e Serbisë
Dje, liderët politikë të Luginës së Preshevës ishin të ftuar në Qeverinë e Kosovës për gjetjen e një zgjidhje për formimin e organeve të Këshillit Kombëtar Shqiptarë
Edhe insistimi i Kryeministrit Albin Kurti që kryetarët e partive politike, të PVD-së, PD-së, PDSH-së dhe LPD-së që të mirren vesh duke rrespektuar fituesin e zgjedhjeve, Partinë për Veprim Demokratik, prap se prap nuk u arrit marrëveshja, sepse Lëvizja e Progresit Demokratik që kishte fituar dy mandate, insiston që Kryetari i KNSH-së t’i takon kësaj partie politike. Ndërsa Partia Demokratike e Nagip Arifit deklarativisht thot se e njeh fituesin e zgjedhjeve por edhe ata nuk i përgjigjen formimit të shumicës.
Pasi që nuk u arrit mbajtja e seancës konstituive, Ministria serbe e pakicave do të emëron organin e përkohshëm që quhen si “Masat e dhunshme” qeveritare.
Gjithashtu, mosarritja e marrëveshjes për KNSH do ta rrezikon seriozisht edhe pushtetin lokal në Bujanoc.
I vetmi që nuk ka marrë pjesë në takimin e djeshëm me kryeministrin Kurti ka qenë kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi. Kandidat i kësaj partie në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve ishte Levent Qazimi, djali i komandantit të Ish-Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanocit, Ridvan Qazimi, i njohur si komandant Leshi.
Më shumë storie
Pse nuk interesohet Shqipëria dhe Dardania për Dardaninë Lindore
Nga Skënder Sadri KAPITI Sot kemi dy shtete shqiptare, Republikën e Shqipërisë dhe atë të Dardanisë. Pse këto dy shtete...
Në rrugën pa kthim
— Një tregim letrar mbi shpërnguljen çame — frymëzuar nga libri i shkrimtarit Hamit Gurguri i titulluar: “Çami, tek guri...
IshPresidentja e Kosovës mos po merr shëmbullin e foltoreve të Sali Berishës?!
Nga Skënder Sadri KAPITI Pas largimit si Presidente e Kosovës, ishPresidentja e pakënaqur se nuk mund të rizgjidhet më Presidente,...
Sot, më 07.04.2026, doli nga shtypi libri me titull “Nxënësi është e ardhmja”
Sot, më 07.04.2026, doli nga shtypi libri me titull “Nxënësi është e ardhmja” i autores Lendita Uka Ibishi. Librin e...
Dëshmia si letërsi dhe kujtesa si rezistencë në veprën “Kronikë ngjarjesh (’80–’99)” të Çerkin Ibishit
Nga XHAVIT ÇITAKU Letërsia që lind nga përvojat historike të dhimbshme shpesh qëndron në kufirin mes dokumentit dhe artit. Një...
Për “Domosdoshmëria historike e rikthimit të toponimit “Dardani” të Prof. Eshref Ymeri
Nga Skënder Sadri KAPITI Unë kam lindur në Shqipëri dhe me origjinë, dy prindërit e mi kanë lindur në Dardani dhe...

Average Rating