Kamberi: Me moton “I keni duart e përgjakura”, më së miri përshkruan qeverisjen aktuale të Serbisë

Read Time:1 Minute, 7 Second

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar pas përleshjes mes pozitës dhe opozitës sot në Kuvendin e Serbisë.

Me anë të një postimi në Facebook, Kamberi tha se moton “I keni duart e përgjakura” të cilën po e shfrytëzon opozita në betejën e sajë për të vendosur drejtësi për viktimat që tragjikisht humbën jetën në Novi Sad, më së miri përshkruan qeverisjen aktuale të Serbisë.

“I keni duart e përgjakura” ishte moto të cilën sot, në nderim të viktimave të tragjedisë së Novi Sadit, e në betejën për drejtësi e për zbulim të vërtetës, përdori opozita e cila edhe e ndaloi punën e Seancës së sotme të Parlamentit Republikan.”, ka shkruar ai.

Kamberi theksoi se kjo moto më së miri përshkruan qeverisjen aktuale të Serbisë.

Ai tha se ky gjak është në duart e tyre që nga vitet e 90-ta.

“Në sallë pati edhe konflikt fizik në mes të deputetëve të shumicës dhe atyre të opozitës.Duart e përgjakura, moto të cilën po e shfrytëzon opozita në betejën e sajë për të vendosur drejtësi për viktimat që tragjikisht humbën jetën në Novi Sad, më së miri përshkruan qeverisjen aktuale të Serbisë. Duart e tyre janë plot gjakë. Jo vetëm sot. Gjaku në duart e tyre është nga vitet e ‘90.”, ka shkruar mes të tjerash ai.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Bujanoc: Lutfiu akuzon kryetarin e Komunës së Bujanocit, për tradhëti kombëtare
Next post Ejup Maqedonci: Kosova vend potencial për prodhimin e fluturakeve pa pilotë