Kamberi: Vuçiq mund të hakmerret në Preshevë
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi i ka reaguar presidentit serb Aleksandër Vuçiq që tha mbrëmë se në mesin e policëve të njësisë speciale të Kosovës kishte edhe shqiptarë të trajnuar nga Presheva.
Kamberi ka ftuar bashkësinë ndërkombëtare që të veprojë dhe parandalojë çdo tentativë të Vuçiqit për hakmarrje ndaj shqiptarëve nbë Luginën e Preshevës.
“Presidenti Vuçiq mbrëmë deklaroi se në aksionin e Banjskës, në mesin e policëve profesionistë të RKS-së, ishin edhe “kriminelët e trajnuar nga Presheva”. Ftoj bashkësinë ndërkombëtare që të veprojë në parandalimin e çdo tentative të autokratit serb për hakmarrje ndaj Albit nga Lugina e Preshevës”, ka thënë ai.
“Pse Vuçiq në mesin e gjithë policëve që kanë marrë pjesë në neutralizimin e aksionit terrorist në Banjskë përmendë Preshevën?
Mos ndoshta kjo është paralajmrim për ndonjë aksion hakmarrës ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës?
Nuk do të ishte hera e parë që Serbia mllefin ndaj Kosovës ta shfryejë në Luginë” ka theksuar Kamberi
Ky reagim erdh pas sulmit të së dielës, ku një grup i terroristëve serb kanë sulmuar Policinë e Kosovës me ç’rast mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.
Më shumë storie
Gjykata Kushtetuese e Serbisë refuzon të ja rikthejë adresën e pasivizuar qytetarit nga Medvegja
Safet DEMIRIT, nga Medvegja i mohohet e drejta për të kthyer adresën edhe nga Gjykata Kushtetuese e Serbisë. Spastrimin etnik-diskriminimin...
Deklarimi i Kurtit nxit reagime në Kosovë e Maqedoni të Veriut
Deklarimit të kryeministrit Kurti, se çështja e gjuhës i takon Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut dhe se duhet të...
Lëvizja e Deçanit historia e laramanizimit në Dardani dhe agresiviteti i neotomaneve
Nue Oroshi Lëvizja e Deçanit Lëvizjet politike e atdhetare shqiptare kanë dalur si reagim i gjendjeve pushtuese si dhe gjendjeve...
“Ekzili traumatik i Mbretit të Shqiptarëve”
Mbreti i Shqiptarëve Zog I-rënë fokusin esurvejimit, shtypit, propogandës, hamendësimit, mitevee të vërtetave Pak fjalë për fuqinëimponuese ekonomiko-politike të Italisë...
Kushtuar Radio-s Kosova e Lirë
Ju flet Kosova e Lirë Jehoi zëri i spikerit Tek Malet e Berishës Ku e ka folenë skifteri A zë...
Njerëz si Sylejman Imer TURKAJ gjithmonë e kanë ngritur kombin tonë
Nga Ramiz TAFILAJ, Është me pikëllim të madh të marr një lajm të tillë. Familja humbi prindin, vëllanë dhe njeriun...
Average Rating