Home » Lajme, Ndërkombëtare » Kandidati rus për Kosovën në KE, rrëmbyes femrash në Kosovë

Kandidati rus për Kosovën në KE, rrëmbyes femrash në Kosovë

Më 15 nëntor Këshilli i Evropës do ta zgjedhë raportuesin për Kosovën. Thuhet se kandidat për këtë detyrë është edhe anëtari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Aleksey Kondratyev (origjinal: Алексей Кондратьев).

Duke iu referuar të dhënave të marra nga redaksia, e të bazuara në burime të institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës, kandidati rus për raportues për Kosovën ka qenë pjesë e shërbimit të inteligjencës ushtarake të Rusisë, i njohur si GRU, në kuadër të kontigjentit rus të KFOR-it në Kosovë gjatë vitit 2001. Mirëpo, në këtë kohë dyshohet se ai ka qenë i përfshirë në një skandal, i cili pati përfunduar me plagosjen e tij dhe të një qytetari shqiptar të Kosovës.

“Ka dyshime të bazuara se Aleksey Kondratyev është i përfshirë në një rast skandaloz, që pati ndodhur mëngjesin e hershëm të 4 shtatorit të vitit 2001 në Prishtinë në një lokal nate, ku thuhet se Kondratyev fillimisht ta dashur ta rrëmbejë me dhunë një punonjëse të këtij lokali. Skandali, pas një përleshje të gjatë në mes palëve të përfshira në rast, pati përfunduar me plagosjen e tij dhe të një pjesëtari të sigurimit të lokalit”, thotë zyrtari i lartë i njërit prej institucioneve të sigurisë së Kosovës.

Po ashtu, Aleksey Kondratyev, në biografinë e tij tregon se ka qenë pjesë e shërbimit të inteligjencës ushtarake të Federatës Ruse, i njohur si GRU, dhe gjatë kësaj kohe ka shërbyer si pjesëtar i kontigjentit të KFOR-it. Gjithashtu, në biografinë e tij, thuhet se ka qenë i plagosur në Kosovë, pa treguar se në çfarë rrethanash ka ndodhur rasti. Menjeherë, pas plagosjes, Kondratyev është kthyer në Rusi, ku ka vazhduar studimet e mëtejme në një akademi ushtarake.

Duket se edhe mediat lokale në Kosovë, por edhe media ndërkombëtare kishin raportuar për rastin e plagosjes së një pjesëtari të ushtrisë ruse të KFOR-it mëngjesin e hershëm të 4 shtatorit 2001 në Prishtinë.

“Thuhet se tre ushtarët ishin jashtë detyrës zyrtare, në rroba civile dhe pa armë në kohën e incidentit, të cilët siç thuhet, ishin në lokalin e natës”, kishte raportuar “Irish Times”, raport i cili gjendet në këtë link.https://www.google.com/amp/s/www.irishtimes.com/news/russians-injured-in-kosovo-shooting-1.395305%3fmode=amp

Nga ana tjetër, e përditshmja lokale e Kosovës “Koha Ditore” kishte raportuar duke u thirrur në zëdhënësin e UNMIK-ut Denis Norton, se “së paku një ushtar rus është në spital për shkak të plagëve të marra. Po ashtu janë edhe katër qytetarë të cilët kanë qenë të lënduar”.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch