Karin Keller-Sutter: Zvicra sot nuk mund të paramendohet pa kosovarë

Read Time:1 Minute, 34 Second

Presidentja e Zvicrës, Karin Keller-Sutter, në një konferencë me gazetarë tha se vizita e presidentes Osmani nga Kosova është e para si presidente vendit, teksa tha se është e rëndësishme dhe vlerësim edhe ndaj diasporës së Kosovës, pa të cilën sot Zvicra nuk mund të paramendohet.

Keller-Sutter u shpreh se Kosova është shteti më i ri në kontinentin evropian, por kontakti me këtë shtet ka një të kaluar të gjatë, që, sipas saj, nisin nga vitet ’60-ta të shekullit të kaluar, përmes punëtorëve kosovarë.

“Sot Zvicra nuk mund të paramendohet pa njerëz me prejardhje nga Kosova”, tha presidentja zvicerane, teksa bëri të ditur se nga 160 mijë deri ë 250 mijë shqiptarë jetojnë në këtë shtet, të cilët kanë luajtur rol të rëndësishëm në formësimin e vendit zviceran gjatë dekadave të fundit.

Presidentja Keller-Sutter tutje tha se këto kontakte mund t’i zhvillojmë më tej, derisa bëri të ditur se me presidenten Osmani kanë biseduar edhe për marrëveshje ekonomike, për tregti të lirë mes Kosovës e EFTA-s, të arritur në Davos në janar që, sipas saj, kjo ofron një bazë të mirë për rritjen e shkëlqyeshme të shkëmbimit të mallrave dhe shërbimeve.

Presidentja Keller-Sutter tha se Kosova, që nga pavarësia e saj e deri më tani, është zhvilluar shumë dhe tani po synon të bëhet anëtare e BE-së.

Ndërkaq lidhur me sigurinë ne Kosovë, presidentja zvicerane tha se siguria në Kosovë është parakusht thelbësor edhe për sigurinë në rajon dhe më gjerë.

Ajo tha se, krahas situatës në Ukrainë, duhet kujdesur që edhe vatrat tjera të krizave të mos ndizen prapë, teksa bëri të ditur se pjesëtarët e forcave paqeruajtëse të Zvicrës do të qëndrojnë në Kosovë në kuadër të KFOR-it.

“Zvicra e ka mbështetur gjithmonë  Kosovën në organizatat ndërkombëtare, si dhe në sundimin e ligjit”, tha presidentja Keller-Sutter.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Albin Kurti për RTK-n: Ata që nuk më besojnë që i kam 61 vota le të më testojnë
Next post OVL-UÇK dhe avokatët e të akuzuarve në Hagë: Vendimi i Speciales i padrejtë