Home » Lajme, Opinione » Kauza e protestave të opozitës në Shqipëri – kauzë kombëtare

Kauza e protestave të opozitës në Shqipëri – kauzë kombëtare

Nga Skënder Sadri KAPITI

Protesta më e fundit dt.08 06 2019 e popullit shqiptar drejtuar nga PD dhe opozita e bashkuar  rreth saj, kriza politike, kriza demokratike dhe institucionale, superkorrupsioni institucional e shtetëror,  si dhe  skandalet narko-kriminale  te bashkëpunimit të mafies së  pushtetit me mafien e krimit dhe të drogës  nxjerrë nga gazeta “Bild”, janë  treguesit  që përfundimisht vertetojnë faktin se pushteti “Rama-Rilindja” si regjim ka rënë tashmë faktikisht, defakto.

Protestat në Shqipëri janë bërë kauzë kombëtare në emër të demokracisë, në emër të zgjedhjeve dhe të votës së lirë e të pamanipuluar; kauzë kundër krimit e  korrupsionit; kundër drogës, varfërisë, papunësisë dhe eksodit; kauzë për progresin dhe integrimin. Me ç’dekretimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit 2019 nga Presidenti i Republikës i detyruar qe te mos lejoje rrezhqitjen e vendit ne destabilitet, gjë e cila tregon se Shqipëria tashmë ka hyrë jo vetëm në krizë politike, krizë elektorale, krizë korrupsioni, krizë konstitucionale por ndoshta edhe  në krizë Presidenciale, sepse verbëria e pushtetit po kërkon edhe shkarkimin e Presidentit. Pra, keqqeverisja Rama-Rilindja e ka futur Shqipërinë ne krizë  demokratike, që do thotë se Demokracia në Shqipëri  është në rrezik, dhe për pasojë rrezikohet edhe stabiliteti e sovraniteti kombëtar.

Shqiptarët sot janë në përballje shume të vështirë me mafien e pushtetit të krimit, korrupsionit, vjedhjes e  drogës  dhe me mafien politike e juridike të antiligjit dhe antishteti të cilat e kanë dëmtuar rëndë shoqërinë dhe rrënuar po shumë rëndë edhe shtetin, edhe demokracinë sa që mund të thuhet se shteti dhe demokracia janë paralizuar nga keqfunksionimi i tyre.

Gjëndja në Shqipëri nuk është aspak normale. Nuk ka vetëm krizë politike por ka krizë gjithinstitucionale. Kjo gjëndje e ka futur Shqipërinë në një udhëkryq të rrezikshëm dhe që i bën dëm jashtzakonisht të madh edhe Kosovës.Kosova asnjëherë nuk e pati, në momentet më të duhura, kurrë nuk pati në krah një Shqipëri stabile dhe të fortë politikisht,por pothuajse gjithmonë të dobët dhe problematike, konfliktuale , të  paqëndrueshme politikisht dhe të trazuar.

Shkaktari kryesor i kësaj gjëndjeje edhe të sotme janë korrupsioni, krimi, dhe mafia e krimit te  drogës të cilat zgjedhin politikanët, pushtetarët dhe administatën qeverisjes qëndrore dhe ato të pushteit lokal, Bashkitë.

Krimi i drogës ka hyrë thellë në shoqëri dhe e ka ndotur atë. Prandaj qeveria të lërë aventurat, retorikat, alibirat dhe intrigat, dhe të pranojë dorëheqjen dhe Shqipëria të kalojë me një qeverisje  tranzitore për të bërë zgjedhje të lira e të ndershme, ku të garojnë e të vijnë në parlament njerëz të pastër, kombëtarë, të aftë, patriotë e të përgjegjshëm.Patjetër duhen zgjedhje të reja ku kandidatët të kalojnë në sitën e dekriminalizimit dhe të VETTING-ut.

Aktualisht pushteti i sotëm me dështimin e madh të tij si në mënyrën e ardhjes ne pushtet me blerje votash, si dhe me dështimin korruptiv qeverisës, dhe me injorimin që i bëhet atij prej protestave të opozitës dhe popullit opozitar, ky pushtet  de fakto nuk ka legjitimitet, dhe si i tillë as nuk mund të  paramendohet që ky pushtet të organizojë zgjedhjet me standarde dhe te ndershme, ato  vendore të 30 Qershorit 2019.

Prandaj de fakto REGJIMI “RAMA-RILINDJA”KA RËNË.

Protesta në Shqipëri nuk është protestë vetëm e opozitës politike të drejtuar nga Basha, por është protestë gjithkombëtare kundër Qeverisë  Rama dhe kundër “Rilindjes” të së keqes

Protestat e shqiptarëve në Shqipëri po i shërbejnë emancipimit të shoqërisë shqiptare për lirinë, për demokracinë dhe për mposhtjen e tradhëtisë ,padrejtësisë dhe korrupsionit të politikës, të pushtetit e të drejtësisë prej të cilave shqiptarët kanë  vite e vite që vuajnë e pësojnë prej tyre.

Protestat e sotme të shqiptarëve janë kundër klanit të hajdutëve të  asaj të emëruar nga Rama dhe të  quajtur prej tij “Rilindje”. Protestohet kundër kryeministrit dhe kundër kësaj farë “Rilindjeje” të dalë boje si mashtruese e madhe, si një klan që asgjësoi politikisht së pari Partinë Socialiste, dhe që me pushtetin që siguroi nga Partia Socialiste, ajo pastaj kapi shtetin dhe tërë pushtetin.

Fiolozofia mashtruese politike e Rilindjes “ përtej të Majtës dhe përtej të Djathtës” paska qenë një “e vërtetë” e madhe sepse politika qeverisëse e Rilindjes nuk ka asgjë, as nga E Majta dhe as nga E Djathta, pasi si filozofi e praktikë Rilindja paska qenë dhe ka hyrë tashmë në histori  si filozofi e praktikë qeverisëse krimi, droge, vjedhjeje e grabitjeje.

Këto protesta i shërbejnë guximit, zgjimit dhe ndërgjegjsimit për të mos duruar të padurueshmen, për të mos lejuar të palejueshmen,për të mos e pranuar si normale anormalen, për të mos pranuar si moral amoralen, për të mos pranuar autokracinë si demokraci; për të mos pranuar tradhëtinë si patriotizëm, dhe për t’i mos pranuar si virtyte,  as veset e  hajdutërisë, krimit e as të korrupsionit që e karakterizojnë këtë pushtet, këtë qeverisje dhe këtë të keqe të madhe që e sundon sot shoqërinë dhe shtetin shqiptar.

Këto protesta janë sot  përballja e protestuesve  me të ligat, tradhëtitë, pabesitë, me krimin, me vjedhjet, ma antiligjin, me antishtetin që ka kapur gjithcka dhe shtetin.

Populli nuk prêt e nuk duron më me vite sepse sot koha ecën shpejt , shumë shpejt.

Sot Rilindja dhe Rama  janë bartësit dhe shkaktarët  që e kanë cuar demokracinë, shoqërinë dhe Shqipërinë në falimentim dhe buzë greminës.Detyrimisht, ata minimalisht dhe urgjentisht duhen dëbuar nga pushteti, dhe prandaj kundër tyre me të drejtë protestohet.

Politika e pushteti i  krimit, hajnisë e korrupsionit është gjithmonë prapa dhe pengesë e bllokim i zhvillimit dhe progresit dhe kërkon që ta ruajë statukuonë, ta mbajë popullin me kujtimet dhe ta justifikojë varfërinë, eksodin, papërgjegjshmërinë, rrokopujën, prapambetjen, mosintegrimin, moszhvillimin, krimin, hajdutërinë dhe korrupsionin e tij duke u justifikuar, krahasuar  me të kaluarën dhe duke  akuzuar  paraardhësit dhe të shkuarën.

Por realisht sot, realiteti i këtij pushteti dhe i kësaj keqqeverisje ka lëvizuar e rrëzhqitur madje së prapthi,pasi vetëm sa ka përkeqsuar shumë më keq akoma edhe krahasuar me të mëparshmen  me pasigurinë, padrejtësinë, krimin, korrupsionin,varfërinë,papunësinë, me eksodin dhe sidomos me vjedhjet e hajninë.

Protestat e opozites dhe të  shumicës së  popullit opozitar në  Shqipëri janë  të  justifikuara e të  motivuara politikisht, demokratikisht, moralisht dhe kombëtarisht.

Është kulmi i poshtërsisë dhe i amoralitetit  që me paratë e vjedhura, me paranë publike të vjedhur, me paranë e korrupsionit, të hajdutërisë dhe të drogës të shfrytëzosh e të manipulosh me varfërinë e njerëzve për t’ua blerë atyre votën, për ta marrë pushtetin; dhe me pushtetin ta sundosh e ta shfrytëzosh shtetin dhe popullin.

Ky është kulmi i amoralitetit të pushtetit i cili në asnjë mënyrë nuk duhet të tolerohet dhe as të lejohet që të qeverisë më.

Qeverisja e sotme ështe bërë simbol i  të keqes. Asaj tashmë i  është çjerrur e grisur  çdo lloj maske: maska e idealit, e moralit, e përkushtimit, e patriotizmit dhe  e çdo finese djallëzore.

Askush më nuk ka asnjë fije besimi te Kryeministri. Autoriteti dhe pushteti atij tashmë i kanë rënë për tokë . Ai për çdo ditë vetëm sa  izolohet. Pushtetin e tij  dhe kokëfortësinë egoiste të tij, tashmë i ka kapur paniku dhe frika prej  ndëshkimit të madh.

Ky pushtet injorant, i varfër politikisht  i cili tallet me të tjerët; ky pushtet  injorant i cili nënçmon votuesit dhe protestuesit, ky shpirtlig i varfër shpirtërisht, i varfër politikisht dhe shumë i varfër e i pa ndjeshëm shoqërisht e kombëtarisht, populli do ta ndëshkojë ashpër dhe do ta dëbojë nga pushteti. 

                               Basha përballë Ramës

Në  krye të  protestës gjithkombëtare  është   lideri demokrat Lulzim Basha përballë  kryetarit të  qeverisë , “kryerilindasit” të  qeverisë   dështake Edi Rama.

Kjo protestë  gjithëkombëtare është  provokuar dhe nxitur nga realiteti zhgënjyes e përvuajtës, nga gjëndja e rëndë, nga kriza e thellë  institucionale dhe gjithë  dimensionale që  ka përfshirë  Shqipërinë; krizë  e cila ka për autorë  kryeministrin, keqpushtetin dhe keqqeverisjen e tij; krizë që ka prodhuar vetem  krim, korrupsion, papërgjegjshmëri  politike e kombëtare, tradhëtinë,mashtrime, gënjeshtra, ku si pasojë  e këtij dështimi të  thellë, shqiptarët vuajnë  varfërie,padrejtësie, pasigurie, papunësie dhe mbi 400 mijë  shqiptarë  kryesisht të  rinj dhe intelektualë  për këto 5-6 vite të  këtij pushteti antihuman dhe antisocial marrin rrugët e eksodit dhe janë  larguar nga Shqipëria.Me këtë protestë, në mbështetje të saj janë diaspora shqiptare, janë pra edhe ata 400 mijë shqiptarët që janë larguar nga Shqipëria këto 5 vite të qeverisjes së mbrapshte të Rama-Rilindjes; janë minatorët e naftëtarët; janë ato qindra e mijra biznese të falimentuara; janë ata, pensionistët dhe të braktisurit të cilët kanë problem mbijetesën; janë ushtria e të papunëve dhe e studentëve të papunë dhe të pashpresë në Shqipëri; me këtë protest janë edhe familjet e fermerëve shqiptarë të falimentuar si dhe inelektualizmi I vërtetë dhe patriotik, pra pothuajse me këtë protest është i gjithë  populli opozitar kundër këtij pushteti.

Në  mbështetje të  kësaj proteste janë  edhe bashkëkombasit shqiptarë  të  diasporës kudo në botë; janë shqiptarët e Kosovës të cilit ky kryeministër i gjobit pse kalojnë në “Rrugën e Kombit”, dhe ata janë me këtë protestë edhe për faktin  e  papërgjegjshmërisë  së  këtij kryeministri të  Shqipërisë  prej të cilit rrezikohet edhe ndarja e Kosovës.

Pra, në  këtë  protestë dhe me kryeopozitarin Lulzim Basha  është  pothuajse i gjithë  kombi shqiptar

Kundër këtij kryeministri dhe të ekipit të tij të rilindasve madje janë edhe socialistët e përjashtuar dhe të dëbuar nga Partia Socialiste, nga pushteti dhe politika.

Ky kryeministër ndoshta është  dhe kryeministri më  i  kontestuar , më  i diskredituar dhe më  i dëmshmi kombëtarisht në  historinë  shtetërore të  Shtetit Shqiptar. Pasqyra e këtij kryeministri  është  mënyra se si ai keqqeverisi.

Ky tashmë  ka hyrë  në  histori sepse e kreu misionin e tij.

Ai do të  mbahet mend për bëmat e tij si:  kryeministri i cili promovoi në  politikë,  në  qeverisje dhe në  administratë  individë  injorantë; individë  të  papërgjegjshëm dhe me rekorde kiriminale, korruptive e trafikimi droge. Ky kryeministër , “bërthama strategjike “ e tij dhe “ekipi i rilindasve” të tij  në  politikë  e pushtet do të  mbahen mend si ndërtuesit e Republikës së  “Kanabistanit”. Do mbahet mend si kryeministri fenomenal për kriza: si qeverisje hajdute e pashëmbullt kudo ku buronte paraja publike; në taksa,tatime e dogana, në  investimet publike dhe sidomos  për  të  famshmet Partneritetet  Publik   Privat,  që  në  fakt ishte një  ndërmarrje partneriteti Kriminal Vjedhjeje e Plackitjeje të  Parasë  Publike, krahas asaj të  vjedhjes e të  shitblerjeve të  votave të  shqiptarëve  dhe të  mandatit të  deputetëve. Do të  mbahet mend si qeverisje e kryeminstrit të batutave tallëse bajate, me fjalor të  ndotur e të  ulët si në  qverisje, në  parlament, nëpër media dhe para publikut.

Përballë  këtij pushteti dështak, të  lig, të  papëgjegjshëm, të  paturp,mjeran, antipublik dhe antikombëtar sot proteston me të  drejtë  i gjithë  kombi shqitar i cili kërkon largimin e këtij pushteti i cili është  bërë  i neveritshëm, i urryer e i padurueshëm për më  tej .

Ky pushtet do të  shënohet në  histori si politika e pushteti i alternativës të  së  keqes, përballë  së  cilës sot proteston alternativa Basha, antiteza kundraRama,  si një  sfidant jo vetëm potencialisht politik superior, por edhe si sfidant qytetaresk ,familjar dhe kombëtar që ka vizionin dhe përkushtimin  për t’i kthyer shqiptarëve moralin, dinjitetin, shpresën, shtetin, drejtësinë dhe krenarinë kombëtare  të  nëpërkëmbura nga ky pushtet turpi e fatkeqësie kombëtare, dhe  nga ky pushtet rrënimtar i demokracisë , imazhit kombëtar dhe i shtetit shqiptar. Rama e di shumë mirë se ka dështuar  në politikë e qeverisje, ai ka frikë nga zgjedhjet e parakohshme sepse pa atë kryeministër ai nuk mundet më të manipulojë dhe as ta blejë votën e pushtetin.

Ai është në ankth se nuk mund të bëjë pa pushtetin. Imagjinata e tij i është shterruar dhe nuk mundet më të prodhojë mashtrime e gënjeshtra pasi i ka konsumuar të gjitha ato,  si dhe i janë ekspozuar të gjitha mundësitë dhe marifetet e vjedhjeve të votave, të pushtetit por edhe të parasë publike atij dhe rilindasve të tij.

Rama e ka frikë Bashën, sepse Basha është i  lirë dhe i pa shtrënguar nga ato të cilat  është  kapur, dështuar  dhe i shtrënguar Rama.Rama ka frikë Bashën sepse me Bashën sot ne krye te protestave është gjith populli protestues.

Pra ky kryeministër është keqbërës kombëtar.

Ai duhet  të mendohet mirë dhe thellë se ku po e con Shqipërinë kokëfortësia dhe papërgjegjshmëria  e tij.

A e mendon ai se çfarë do të thotë, dhe çfarë do të ndodhë  nëse qeveria, kjo qeverisje e dërgon Shqipërinë në zgjedhjet vendore të 30 Qershorit pa opozitën?! Kjo do të thotë dështim i demokracisë; do të thotë përçarje e ndarje e thellë konfliktuale jo vetëm politike por edhe kombëtare; do të thotë papërgjegjshmëri e rëndë jo vetëm politike po edhe për imazh negativ për Shqipërinë dhe per shqiptarët në dukje sikur  nuk pranojnë demokracinë dhe si  të paftë për të ngritur shtetin demokratik e ligjor, dhe  krejtësisht këto janë “merita” që do t’i hipotekoheshin dhe  faturoheshin autorësisë së këtij pushteti .

              Europë,  jini në  anën e demokracisë në Shqipëri!

Nga Skënder Sadri KAPITI

Sot, qëndresa dhe rezistenca demokratike e patriotike e opozitës politike dhe Presidenti i Republikës po mbrojnë demokracinë në Shqipëri.

Kjo sepse, aktualisht demokracia në Shqipëri është në një kërcënim serioz. Demokracia shqiptare është mbërthyer nga kriza e thellë. Parlamenti nuk është legjitim, kjo për faktin se opozita ka faktuar trafikimin e votes, blerjen e saj si dhe lidhjen e mafies qeverirtare me mafien e drogës.Pas shumë protestash  dhe duke parë arrogancën dhe shpërfilljen e qeverisë dhe të kryeministrit E. Rama  nga njëra anë, si dhe indiferencën e neglizhencën e BE-së nga ana tjetër si nga mos pasja informacion për këtë realitet, apo ndoshta edhe tjetra mosserioziteti  mosinteresues për Shqipërinë dhe për demokracinë shqiptare, këto e detyruan opozitën që dogji  mandatat e deputetve. Por qeveria angazhoi të gjitha marifetet e pandershmërisë, intrigave, pazareve dhe të hipokrizisë për t’i zëvëndësuar deputetët e opozitës , pra qeveria dhe mazhoranca mori edhe rolin e opozitës së opozitës. Edhe për këto veprime të saj diplomacia europiane bëri shurdhin dhe memecin. Duke parë se gjëndja në Shqipëri po agravonte drejt pa parashikueshmërisë ku nuk funksionojnë apo më sakt nuk ekzistojnë sot as Gjykata Kushtetuese dhe as ajo e Lartë, atehere  institucioni i Presidentit, Presidenti Ilir Meta c’dekretoi zgjedhjet vendore të 30 Qershorit 2019.

Pra, pse themi që demokracia në Shqipëri është nën kërcënim? Së pari pushteti që vjen nga vota e blerë është pushtet ilegjitim. Së dyti kjo qeverisje është jolegjitime sepse ka buruar nga një Parlament ilegjitim. Edhe pas manovrimit e manipulimit për të krijuar një opozitë formale me deputetë të “rinjë” pas djegies së mandatit të deputevë të vërtetë të opozitës kishte si qëllim asgjësimin e opozitës reale dhe të vërtetë. Së treti , nuk e di se a ka ndodhur në ndonjë vënd të BE-se që të bëhen zgjedhje vendore pa pjesmarrjen e opozitës ashtu sikurse po tenton të shkojë Shqipëria me këtë qeverisje dhe me këtë pushtet? Si ju duket kjo ju europianëve të demokracisë?!

Apo mos ju europianë do ta thonit pas përfundimit të zgjedhjeve nëse ato zhvilloheshin edhe në këto kushte: “se nuk ishin zgjedhje me standarde  por të pranueshme”, si e keni zakon gjithmonë që të deklaroheni kështu për zgjedhjet në Shqipëri?!

Europë shikoni dhe mos qëndroni indiferent përballë kauzës së opozitës dhe institucionit të Presidentit dhe të kauzës së demokracisë në Shqipëri, sepse institucioni i opozitës dhe ai i Presidentit janë dy institucionet demokratike sot për sot  që kanë mbetur në Shqipëri?!

Opozita dhe Presdenti po mbrojnë demokracinë.

Ju të BE-së, është fjala për ju  politikanë e diplomatë  që bëni sikur nuk e shihni , nuk e dini  dhe që bëni sikur,  sikur nuk e njihni realitetin në Shqipëri, po Ju pyes se kush është shkaku dhe njëkohesisht edhe pasoja qe përse BE  nuk i hap negociatat me Shqipërinë? A është qeverisja, apo opozita?!

Kush mban përgjegjsinë për korrupsionin dhe për krimin e organizuar si dy kushtet kryesore që i keni vënë Shqipërisë? A është qeverisja, apo opozita?!

Kush është shkaku i varfërisë, papunësisë dhe i eksoidit të shqiptarëve? A është qeverisja, apo opozita?!

Kush mban përgjegjsinë për kultivimin e trafikimin e drogës nga Shqipëria dhe për eksportimin e krimit të drogës në Europë? A është qeverisja, apo opozita?!

Kush është shkaku që po vihet nga  ju europianët në diskutim edhe kthimi i regjimit të vizave për shqiptarët?! A është opozita, apo qeveria Rama?!

Ka edhe shumë të tjera si keto pyetje e shqetesime, dhe prandaj Europë, jini në anën e demokracisë  në Shqipëri!

“Rama ik” dhe  e gjithë  po-  kauza  e opozitës politike  pullit shqiptar

Nga Skënder Sadri KAPITI

Ashtu sikurse edhe komunizmi në Shqipëri i cili ra para 30 vitesh sepse u stërkonsumua tejmase deri sa konsumoi edhe veten e tij, po kështu edhe qeverisja e modelit démodé dhe  si një regjim fantazmë dhe hije  e ishkomunizmit, edhe qeverisja, “Rama-Rilindja”, ka rënë sepse ka konsumuar gjithcka: edhe korrupsionin, edhe hajdutërinë, edhe arrogancën , edhe gënjeshtrat, edhe mashtrimet dhe është bërë një regjim i padurueshëm dhe i  neveritshëm.

Askush, asnjë i fortë me asnjë pushtet nuk i shpëton vigjiliencës, mëncurisë, durimit, gjykimit dhe ndëshkimit popullor, kauzës më të lartë që  janë pushteti, forca dhe interesi i kombit.

Qeverisja “Rama-Rilindja”  përfundimisht ishte dhe rezultoi  një dështim i madh, pasi ajo vetëm sa prodhoi dhe rriti  skandale, dështime,korrupsion, krim,hajdutëri,tradhëti,droge, papërgjegjshmëri dhe eksod.

Skandali me krimin e drogës  sidomos, ia nxorën namin  Shqipërisë në arenën botërore si një Republikë kanabisi, aq sa paratë e drogës rezulton se paskan  kontrolluar  dhe zgjedhur  politikën, pushtetin dhe përcaktonin deri edhe fituesit e zgjedhjeve. Ky skandal u ndërkombëtarizua edhe nga mediat ndërkombëtare sic ishte një ndër gazetat më të fuqishme botërore ,ajo gjermane “Bild”, e cila i bëri skanimin këtij regjimi të sëmurë rëndë nga narkopushteti.

 Moralisht kjo “Republikë” që ngriti Rama e Rilindja ka rënë. Realisht antiRama  ose “Rama ik” është dhe po bëhet e rritet përditë e më shumë jo vetëm kauzë e opozitës politike por edhe kauzë gjithkombëtare.

Arroganca, neglizhenca dhe kokëfortësia e pushtetit të tij po verteton drejtesinë e kësaj kauze, pasi të paktën  dhe minimalisht, për hir të demokracisë, të përgjegjshmërisë dhe të interesit të përgjithshëm kombëtar minimalisht kryeministri duhet të japë dorëheqjen.

Bota moderne dhe demokratike ka me qindra shëmbuj dorëheqjeje edhe për shkaqe fare të vogla e të parëndësishme, që kurrë nuk mund të krahasohen me ato akuza e dështime me të cilat është ngarkuar qeverisja aktuale në Shqipëri. Shqipëria sot është në një krizë gjithdimensionale. A mos po pret kryeministri Rama  që të ndodhë fatkeqësi apo ndonjë traumë e katastrofë kombëtare që të japë dorëheqjen?!

 Mos duhet të rrëshqasë shteti në kaos e rrënim që kryeministri Rama dhe rilindasit e tij ta njohin  si krizë e pastaj të japë dorëheqjen?!

Protestat e opozitës të drejtuara nga PD e LSI dhe të popullit opozitar janë të justifikuara dhe motivuara në emër të moralitetit e të dinjiterit njerëzor kundër padrejtësive, krimit, poshtërsive, mashtrimeve dhe  korrupsionit  të pushtetit të keq, kundër papunësisë e varfërisë dhe kundër eksod.

Ka 30 vite që shqiptarët kundërshtojnë e protestojnë kundër tyre, dhe për cudi as sot akoma pushteti nuk ka nxjerrë mësim  por vetëm sa ka përkeqësuar aq shumë sa që është bërë i padurueshëm.

Protestat janë të motivuara në emër edhe të lirisë, demokracisë, te patriotizmit   dhe  të së vërtetës e të  drejtës.

Edhe  ç’dekretimi i zgjedhjeve vendore  të bëra nga Presidenti Ilir Meta, si veprim, duhet parë si i  një rëndëi shumë e madhe, si një veprim shumë i matur dhe i pjekur në interes të kombit. Kjo pasi kokëfortësia e Kryeministrit Rama, megallomania e tij për pushtet, duke mos pranuar zgjidhjen politike , zgjidhjen e krizës së rëndë ku ndodhet Shqipëria e cila ka ardhur si pasojë e falimentimin dhe të degradimit të pushtetit aktual të tij, zgjedhjet e 30 Qershorit 2019 do e çonin Shqipërinë në një rrëmujë me pasoja të rënda kombëtare të paparashikueshme. Zgjedhjet e 30 Qershorit , nuk do të zgjidhnin pushtetin vendor, por do ta vulosnin instalimin e një regjimi antidemokratrik e antipublik . Dhe për të mos lejuar montimin e këtij regjimi, dhe për të mos lejuar degradimin dhe rrëshqitjen e Shqipërisë në kaos e rrëmujë Presidenti Meta ç’dekretoi zgjedhjet e datës 30 Qershor, gjë e cila ishte më se e duhur dhe që e ndërmori Presdenti largpamës dhe mjaft i  përgjegjshëm para shtetit e kombit, z.Ilir Meta.

Nuk përbën dhe nuk  i  vjen shoqërisë fatkeqësi nëqoftëse largohet apo dorëhiqet një kryeministër si ky, por fatkeqësia dhe deri edhe rrënimi i shtetit vjen nga pushteti i keq, egoist, antihuman, antivlere  dhe i papërgjegjshëm si i  tillë që është aktualisht ky i sotmi.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch