Kauza e shqiptarëve është  antikorrupsioni, shteti ligjor dhe Veting-u i politikës, ndërsa  politika aktuale është antiteza  e tyre

Read Time:2 Minute, 11 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI

Gjëndja se ku ka rënë sot shteti shqiptar  dhe demokracia , shkaqet për këtë gjëndje janë politika e vjetër e tranzicionit, janë korrupsioni dhe padrejtësia, pra keqfunksionimi i shtetit ligjor.Sot kauza e shqiptarëve është antikorrupsioni, demokracia,antikrimi dhe ndërtimi e  funksionimi i shtetit ligjor. Në mbështetje të kauzës së shqiptarëve janë SHBA-të  dhe SPAK-u. Kundër kauzës së shqiptarëve është politika shqiptare, është interesi i saj. Antikauza e shqiptarëve janë Partia Socialiste e qeveria Rama,si qeverisje dhe pushtet i zhytur në korrupsion, dhe si kauzë i PS-së është mbajtja e pushtetit dhe korrupsionit, kurse shumica e demokratëve  në këto 3-4 vite si kauzë patën sigurimin e deputetëvë të saj të  mandatit të deputetit,  kauzën antiSPAK dhe për Berishën kryetar të PD-së, dhe jo për të marrë pushtetin. Prandaj është koha që të vijë në pushtet një politikë e sinqertë me popullin e vet dhe besnike e SHBA-ve, një politikë që do u shërbejë shqiptarëve dhe kauzës kombëtare, interesit kombëtar dhe shoqërisë shqiptare, luftës kundër krimit e korrupsionit dhe integrimit euroatlantik, një politikë që ta ndajë dhe ta nxjerrë Shqipërinë nga tranzicioni.

SPAK-u sot është bërë “tmerri” i korrupsionit dhe krimit të politikës. Politika e vjetër është armiku më i madh i drejtësisë së re. Dhe do ishte mirë që në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025,Shqipëerinë ta conte në ato zgjedhje një qeveri teknike të drejtuar nga individsë me integritet, të pakorruptuar,  profesionistë dhe jo të verbër politikisht.

Askush mos të shpresojë se ndërrimi i administratës amerikane do të jetë kundër SPAK-ut, sepse Veting-u në  Drejtësinë shqiptare është vepër e SHBA-ve, dhe madje edhe kur ishte Z. Trump President i SHBA-ve në 4 vitet,  2017-2020, Veting-u, Reforma e Drejtësisë në Shqipëri ka pasur mbështetje maksimale.Opozita Shqiptare do të duhej të ishte më e interesuara dhe mbështetësja kryesore e SPAK-ut, sepse veprimtaria e SPAK-ut që ka bërë të mundur hetime, arrestime dhe dënime të ishfunksionarëve, funksionarëve, deputetëve,ministrave  dhe kryebashkiakë të qeverisë socialiste, kjo në fakt indirekt apo edhe drejtpërdrejt ishte dhe është në përputhje me kauzës antikorrupsion të shqiptarëve, dhe po kështu ishte dhe është në favorin  politik për opozitën shqiptare për të ardhur në pushtet.Në Shqipëri do vijë në pushtet politika, kauza e së cilës përputhet me kauzën publike dhe me atë të interesit të shqiptarëve si politikë patriotike dhe e besueshme antikorrupsion, proamerikane,pro-SPAK dhe pro Drejtësisë së Re.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Vjosa Osmani shtrëngon duart me Presidentin e zgjedhur Donald Trump
Next post Thomas Bach: Kosova, vendi i vogël me sukses të madh në sport