
KDI: Albin Kurti të raportojë në Kuvend për dialogun
Instituti Demokratik i Kosovës, e mirëpret informimin e kryeministrit Kurti dhe zëvendëskryeministrit Bislimi në konferencën për media sot, gjatë së cilës u shpalosën detaje rreth zhvillimeve në takimin e fundit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
Sipas KDI-së, paraqitja e ekzekutivit në konferenca për media pas takimeve në kuadër të dialogut është pozitive, por nuk mund të jetë zëvendësim për obligimet kushtetuese ndaj institucionit të Kuvendit, në përputhje me parimet demokratike të ndarjes dhe balancimit të pushteteve.
”Informimi i publikut rreth zhvillimeve në procesin e dialogut Kosovë-Serbi është thelbësor në garantimin e transparencës dhe llogaridhënies publike si dhe rritjen e besimit qytetar në këtë proces. Megjithatë, kjo nuk e aminston Kryeministrin nga përgjegjësia që pas deklarimeve të sotme alarmante, të raportojë sa më shpejt para Kuvendit të Kosovës, si institucioni më i lartë mbikëqyrës i politikës së jashtme. Raportimi i Kryeministrit para Kuvendit përveç që është detyrë kushtetuese, është jetik për të mirëmbajtur një standard të qeverisjes demokratike dhe të përgjegjshme. Në këtë drejtim edhe subjektet politike opozitare duhet të ushtrojnë rolin e tyre parlamentar që të mbajnë llogaridhënës ekzekutivin, duke kërkuar raportime të rregullta të Kryeministrit rreth dialogut me Serbinë”, thuhet në komunikatën e dërguar për media.
Më shumë storie
Reagimet pasi Gjykata Speciale nuk e lejon Thaçin për varrimin e babait
Gjykata Speciale në Hagë nuk ka lejuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të...
Ish-presidenti Hashim Thaçi qëndroi për pak orë në Kosovë, vizitoi babanë e tij në QKUK
Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, i është aprovuar kërkesa nga Gjykata Speciale për ta vizituar babanë e tij të sëmurë....
Lumir Abdixhiku përjashton bashkëpunimin me Lëvizjen Vetëvendosje
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV). Ai ka...
Albin Kurti thotë se do ta udhëheq qeverinë e re
Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar sot se ai do të udhëheq edhe me qeverinë e re, e cila pritet të...
Lëvizja Vetëvendosje akuzon PZAP-në për shmangie nga përgjegjësia
Vetëvendosje ka reaguar ashpër pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar kërkesën e saj për anulimin e...
PZAP e refuzon ankesën e LVV-së për anulim të votave me postë
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar si të pasafatshme kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me anulimin e rezultateve...
Average Rating