“Këshillë” e kujtesë  për të gjithë demokratët: SHBA, PD e Basha janë për ndryshimin 

Read Time:6 Minute, 29 Second

Nga Skënder KAPITI

Shqiptarë nëse nuk veproni, që do të thotë se nëse nuk mbështesni SHBA-të, Vetting-un, Partinë Demokratike dhe Bashën mos prisni ndryshimin dhe përmirësmin.

Së pari Ju deputetët e PD-së, ju kryesia, ju kryetarët e sekretarët e degëve  dhe  antarët e PD-së duhet që të aktivizoheni fuqishëm për të promovuar të vërtetën e madhe , atë e cila është zgjidhja  jetike për Shqipërinë, e që është  e cituar në titullin e këtij shkrimi se: SHBA-të dhe PD me kryetar Bashën janë për ndryshimin dhe sjellin ndryshimin.

Nëse ju mbylleni dhe rrini në pritje, apo nëse keni si synim vetëm interesin personal atë të listimit në një vend të sigurtë për deputet, ashtu sic patën synin disa në zgjedhjët vendore të 14 Majit  2023 vetëm për një karrige për antarë të këshillit bashkiak, atëhere cfarë do ju dallonte juve nga ata deputetët që shkuan në foltore , dhe nga ata që vetëm për interesin e mandatit të deputetit organizuan dhe tentuan moszgjedhjen e Bashës kryetar të PD-së.

Ju duhet të dilni nga Tirana  dhe nga zyrat e PD-së  dhe duhet të shkoni në terren në takim me demokratët dhe me të gjithë qytetarët, duhet të dilni  që të promovoni  misionin e vizionin e Bashës  që ju me të drejtë e zgjodhët në krye të PD-së; ju duhet të promovoni interesin e demokratëve e të shqiptarëve,  të demaskoni fort korrupsionin Foltore-Rilindje që të përshpejtohet   ndëshkimi i “Trekëndëshit të Bermudës” dhe ardhja në pushtet e PD-së, dhe nuk duhet të “mjaftoheni”  te  hesapet  dhe synimet personale, familjare e klanore, sepse kjo është sëmundja kryesore që e dërrmoi Partinë Demokratike dhe që e largoi atë nga demokratët dhe që e futi atë në vorbullën e korrupsionit, e që u ndëshkua rëndë në viitin 2013.

Foltorja, kupola e saj kryesisht  nuk ka më asgjë të përbashkët me Partinë Demokratike. Demokratët e kanë të hapur rrugën në PD,  PD është e hapur edhe për cilindo që pranon programin dhe e mbështet PD-në. PD-ja sot është Parti e hapur, është demokratike dhe proamerikane më shumë se kurrë më parë, dhe nuk ka pse t’i lutet PD-ja e t’u bëjë rixha e ftesa lutjeje atyre që mbështesin foltoren. 

PD-ja ka identitetin e vet.

Pse, a mos vallë , a mos duhet që  edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, a mos duhet PD-ja t’u lutet kandidatëve të foltores që ejani se do u mbeshtesim ne; a mos vallë , a mos duhet që ata kandidatët dështakë të primareve të Foltores që humbën me 14 Maj 2023 , a mos duhet t’u lutemi ejani dhe merrni në PD privilegjet e favore ,por vetëm kthehuni!

Në mbështetje për këtë ndryshin jetik në Shqipëri  janë rinia, por duhet të aktivizohen edhe intelektualët,që fatkeqësisht ata vuajnë nga sëmundja e përhershme e tyre, nga  ajo  e indiferencës dhe e mosguximit  intelektual.

Foltorja e “Rithemelimit” është regres,  si partitë  marksiste të “rithemeluara” e të ‘ringritura’, sepse “Rithemelimi” që pretendojnë se po bëjnë grupimi i Foltores nuk është ndonjë shpikje e re  politike por është huazim nga majtizmi për të ruajtur izmin berishist. Dikur marksistë-leninistët fanatikë të Perendimit dhe nëpër botë, duke qenë të pakënaqur nga tendecat për ndryshim kursi politik  të partive komuniste, marksistë-leninistët e botës si edhe komunistët shqiptarë nxorën terminologjinë se rreziku më i madh i marksizëm-leninizmit të pandryshueshëm e ngadhnjimtar ishin komunistët revizionistë, ata që ishin për rishikim te maksizëm-leninizmit dhe që po devijonin nga ideologjia fanatike e komunizmit marksist-leninist.

Këta komunistë marksistë-leninstë u larguan nga partitë komuniste që reformoheshin dhe krijuan e shpallën Parti komuniste “të rindertuara”, “të rithemeluara”, parti komuniste “te reja” , ‘të ringritura” etj. etj., për të mbrojtur pandryshueshmërinë dhe marksizëm-leninizmin.Si shëmbull palëkundshmërie e besnikërie ndaj markzizëm-leninizmit ishte Partia e Punës e Shqipërisë ku edhe i këndoheshin asaj vargje  për diktatorin Enver Hoxha se:  ligjëro bilbili ynë, ti marksizmin e shpëtove , na nderove Shqipërinë.

Këtë gjë po bëjnë edhe foltoristët e rithemelimit që  grushtbashkuar  kërkojnë  që ta “shpëtojnë” e  rithemelojnë Partinë Demokratike, pasi sipas tyre  PD-në po e “kercënojnë” demokracia,proamerikanizmi dhe antikorrrupsioni e Vetting-u; ashtu sic bënë edhe vullnetarët e Enverit, që u ngritën për të shpëtuar socializmin, antiamerkanizmin  dhe bustin e Enverit.

Kupola e Foltores është më armike e PD-së  se sa rilindja dhe Partia Socialiste. Kjo sepse kur ata deputetë të PD-së të cilët pas përjashtimit që Basha I bëri Berishës pas shpalljes së tij non grata nga SHBA,deputetët e Foltores dhe ata të pas saj të frikësuar se Basha nuk do t’i listonte më në listën e deputetëve të PD-së, atëhere ata mbështetën, dhe inkurajuan madje Berishën për Foltoren dhe për rithemelimin kundër Bashës dhe kundër SHBA-ve. Kupola e Foltores kurrë nuk do të pajtohet me Bashën , as me PD-në institucionale dhe as me SHBA-të, sepse ata e kanë humbur privilegjin e përjetshëm të deputetit. Ata më mirë ndjehen që të jetë në pushtet Edi Rama dhe t’i japin  oksigjen pushtetit të tij se sa që të fitojë e të vijë në pushtet Basha e PD, dhe se  prej pushtetit të të cilit ata përfitojnë lëmosha, ashtu sikurse që po vertetohet e po dalin përditë skandalet bashkëkorruptive  të politikës së vjetër.Këta foltoristët dhe deputetët e tjerë të  pakënaqur të cilëve u cënohet interesi personal, privilegjet dhe intersat personale të tyre , u grupuan si fanatikë që duan me cdo kusht mosndryshimin, shfrytëzuan rastin dhe iu bashkangjitën ishkryetarit të Partisë Demokratike pasi ai u shpall non grata nga SHBA për korrupsion.

Dhe në këtë grup,sidomos në krye të tij  u futën të gjithë ata që i bashkoi interesi, korrupsioni, berishizmi dhe “non grata”.

Këtë grupim anti-PD e mbështesintë gjitha ato medIa që mbështesin edhe qeverinë e rilindjes, e mbështesin me qellim se mendojnë ta defaktorizojnë PD-në dhe Bashën dhe t’i japin foltores dukjen mediatike  sikur me demek ajo është opoizita në Shqipëri.Këto duhet kryesisht t’i kenë parasysh strukturat e PD-së dhe demokratët që t’i sqarojnë mirë si demokratët dhe publikun për atë komplot intrigues, shpifës dhe akuzues që  bën foltorja kundër PD-së e Bashës.

Ky është me pak fjalë rithemelimi që ngjason shumë si nje si LSI që doli nga PD-ja si një LSI e  “djathtë” me inatxhinjtë, xhambazët  dhe interesaxhinjtë e vjetër të PD-së, që këto dy “LSI” janë bashkuar te “Partia e Lirisë” me kryetar Ilir Metaj e që janë dy patericat bazë të “Trekëndeshit të Bermudës” të cilat mbajnë kulmin e regjimit të korrupsionit të Partisë Socialiste dhe që ky trekëndësh gjithnjë është  në përpjekje për ta asgjësuar politikisht Bashën dhe Elitën e Re politike të PD-së proamerikane dhe euroatlantike.

Këto u duhen thënë demokratëve dhe opinionit publik në mënyrë që ata të reagojnë dhe t’a mbështesin alternativën e ndryshimit:  PD-në,Bashën, SHBA-të, BE-në dhe Vetting-un e politikës

Partia Demokratike mbijetoi falë guximit e qëndresë së Elitës së re politike të saj:  Basha,Alibeaj,Bejko,Pampuri,Acka,Karabina,Hasa, Devolli etj; të kryetarëve dhe strukturave të PD-së por edhe të mbështetjes që PD kishte edhe nga antarësia e vjetër e PD-së të cilën PD -ja e kishte neglizhuar dhe as nuk e kishte integruar në politikë sidomos ata që kishin mendim ndryshe nga ishkryetari dhe nga servilët rreth tij që janë sot në kupolën  e Foltores.Por tani është koha për veprim maksimal.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Ali Ahmeti: Kosova duhet të bashkëpunojë ngushtë me ndërkombëtarët
Next post <strong>Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës i nevojitet tokës Dardane</strong>