Kabineti i Kryetarit
N j o h t i m
Njohtohen të gjith maturantët e interesuar për regjistrim në Universitetin e Tiranës për vitin akademik 2014/2015 se Këshilli i Ministrave të Qeverisë Shqiptare ka miratuar 125 kuota për maturantët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës.
Prandaj, ftohen të gjithë maturantët e Komunës Preshevë që të paraqiten në kabinetin e kryetarit të komunës që të deklarojnë interesimin e tyre për fakultetin që duan të regjistrohen duke shprehur edhe dëshirën e dytë përkatësisht të tretë, për shkakun e konkurencës jashta mundësive të regjistrimit në fakultetet më të kërkuara. Në fakultetet ku ka konkurencë kandidatësh, Ministria e Arsimit do të organizoj provim kualifikues.
Një informacion të këtillë e ka kërkuar Ministria e Arsimt në Republikën e Shqipërisë.
Paraqitja e maturantëve në kabinetin e kryetarit të komunës mund të bëhet për çdo ditë pune prej orës 8 e mëngjesit gjer ora 15 e mesditës, nga data 6 gjer datën 12 gusht 2014.
Pas kësaj date Ju lutemi për mirëkuptimin maksimal se informacioni përmbyllet dhe i niset Ministrisë së Arsimit të Republikës së Shqipërisë në Tiranë.
Datë: 05 gusht 2014 Kabineti i Kryetarit të Komunës Preshevë
Në Preshevë
————————————————————————————
Në vazhdim, shkresa drejtuar kryetarëve të Preshevës dhe Bujanocit nga Këshilli i Ministrave të Qeverisë së Shqipërisë
I nderuar Zotri Mustafa
I nderuar Zotri Arifi
Ju bej me dije se Qeveria Shqiptare miratoi kuotat e studimit per studentet e trojeve.
Ne duhet shume shpejt te vijojme me nxjerrjen e udhezimeve dhe per kete aresye na duhet qe ju te na dergoni detajimin e kuotes per deget qe ju preferoni.
Ne rastin e krahines tuaj dhe nisur nga kerkesa qe ju vete keni bere, na duhet gjithashtu edhe ndarja e kuotes per sejcilen nga komunat.
Kuota per ju ne total eshte 125.
Ju lutem me shume urgjence te me sillni ndarjen e saj per Presheven, Bujanovcit dhe Medvegjen si numer dhe detajimin per deget.
Duke ju falenderuar paraprakisht per mirekuptimin mbetem ne pritje te informacionit si me siper.
Pershendetje
Adriana Berberi