Home » Lajme, Vendore » Këshilli Kombëtar Shqiptarë zgjedh organet ekzekutive dhe profesionale të tij

Këshilli Kombëtar Shqiptarë zgjedh organet ekzekutive dhe profesionale të tij

KN - Kumtese 03.12.2014K U M T E S Ë

 

 

Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar sot është mbajtë seanca e dytë e radhës me ç`rast kryetari Jonuz Musliu ka propozuar 13 pika të rendit të ditës.

Përveç aprovimit të procesverbalit të seancës kunstituive dhe të seancës së parë, në seancën e dytë është aprovuar Statuti dhe Rregullorja e Punës e Këshillit Kombëtar Shqiptar, ku edhe pësuan ndryshimet strukturore organizative.

Me propozim të kryetarit të KKSH-së dhe me shumicë votash nga anëtarët e KKSH-së për zëvendës kryetar të KKSH-së u zgjedh Zejni Fejzullahu nga Tërnoci, për Sekretar të KKSH-së Enver Mehmeti nga Lerani ndërkaq, pas zgjedhjes së Organit të ri Ekzekutiv për kryetar të Organit Ekzekutiv është zgjedhur Shukri Ymeri nga Rainca dhe zëvendës i tij Arber Pajaziti nga Tërnoci.
KKSH-Foto - 03-12-2014-2Me këtë sipas kryetarit të KKSh-së Jonuz Musliu është kompletuar udhëheqja e këtij institucioni,  nga rezultatet dalura të zhgjedhjeve të mbajtura për këtë institucion dhe në kuadër të marrveshjes së përbashkët të listës së “Koalicionit i shqiptarëve të bashkuar” dhe koalicionit nga lista “Partia Demokratike – Dr.Sc.Nagip Arifi”.

Me këtë seancë ende nuk është përmbyllur procesi i kompletimit të Këshillit Këmbëtar Shqiptar, ku mbeten edhe mëtej zgjedhja e komisioneve të këtij institucione nga fushat përkatëse. Nga kjo mbledhje iu bë edhe ftesë anëtarëve të “Koalicionit për të drejtat e shqiptarëve” që të marrin pjesë në mbledhje dhe japin kontributin e tyrë në zgjedhjen e problemeve. Këshilli Kombëtar shqiptar tash e tutje do të koncentroj të gjitha energjitë për realizimin e objektivave dhe qëllimeve që ka vendosur Këshilli Kombëtar Shqiptarë para vetës.

 

 

 

 

 

 

Bujanoc, 03.12.2014                                                     Shërbimi për informim i KKSH-së

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress