Këshilli Nacional hap konkursin për studentët, Ardita Sinani fillon lobimin për finacimin e bujqëve
Këshilli Kombëtar Shqiptar ka hapur sot konkursin për financimin e studentëve të Luginës së Preshevës nga fondi i Republikës së Kosovës për Luginën
Qeveria Kurti sivjet ka ndarë 3 milion euro për Luginën e që do të ndahen për nxënës, studentë, OJQ, media, kulturë dhe organizata tjera.
Ardita Sinani, këshilltare e kryeministrit Albin Kurti ka ftuar studentët që të aplikojnë për bursa studentore
“Studentë të dashur, mos e humbisni rastin për bursa studimore! Ju ftojmë të gjithë studentët nga Presheva, Bujanoci ose Medvegja të aplikoni përmes linkut që do të gjeni më poshtë! Kjo është një kohë e mbushur me zhvillime pozitive për komunitetin shqiptar në **Luginën e Preshevës**, me mbështetjen e vazhdueshme të **Qeverisë së Republikës së Kosovës** ka shkruar zonja Sinani
Ardita Sinani ka njoftuar se ajo së bashku me Qeverinë e Kosovës po punojnë për të siguruar kuota për specializimin e mjekëve nga Lugina, për të avokuar në BE dhe për të zhvilluar programe ndihmëse për bujqit dhe për të nxitur zhvillimin e bujqësisë në **Luginën e Preshevës**.
Nga burimet brenda Qeverisë së Kosovës mirret vesh se Ardita Sinani bashkë me këshilltarin tjetër të Qeverisë së Kosovës, Ragmi Mustafin kanë filluar lobimin e fuqishëm që për herë të parë të ndahen mjete për finansimin edhe të bujqëve, blegtorëve dhe bletarëve të Luginës.
Mësohet se kërkesa e zonjës Sinani është që këtë vit për bujqit Qeveria e Kosovës të ndajë së paku 1 milion euro si dhe ndihma për bujqit të jetë e rregullt për çdo vit.
Kujtojmë se në vitin 2022 për herë të parë Qveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri Kurti ndau 2 milion euro për Luginën. Vlera e fondit u rrit këtë vit në 3 milion euro e me shumë mundësi që po këtë vit të shtohen edhe 1 milion shtesë.
Average Rating