Këshilli Nacional i Shqiptarëve të Luginës hapë zyrën në Novi Pazar
Drejtoresha e kësaj zyre, Amina Nuraj, tha se hapja e kësaj zyre është pritur me emocione nga qytetarët.
Ajo tha se kjo zyre do të jetë adresa e shqiptarëve për shqetësimet që ata i kanë.
“E kanë pritë më shumë emocione ka pas nga ta që janë frikësuar me ardh me na përkrah për shkak të shtetit, por i kemi parë duke na përcjellë nga ballkonet e me lot në sy nga gëzimi. I kemi dhënë shpresë krejt. Njerëzit u frikësofshin me dhanë lokale për shfrytëzim”, ka thënë ajo, raporton teve1.
Nuraj ka thënë se do të organizohet aktivitete të ndryshme në kuadër të zyrës, ndërsa tha se me rastin e 28 nëntorit, Ditës së Flamurit do të ketë aktivitete dhe se pavarësisht rreziqeve edhe flamuri kombëtar do të ngitet.
“Ka me pas festë dhe flamurin temë ka me qitë dhe skam pse mu frikësua për qatë punë”, tha drejtoresha e kësaj zyre.
Ajo ka thënë se kanë marrë urime për hapjen e kësaj zyre edhe nga Qeveria e Shqipërisë dhe e Kosovës.
Kryetari i këtij këshilli, Nevzad Lutfiu, ka thënë se hapja e kësaj zyre do të ndikojë në avancimin e të drejtave të shqiptarëve në këtë pjesë.
Më shumë storie
Shaip Kamberi shpall fitoren në zgjedhjet për KKSH: Dolëm të parët
Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) njëherësh dhe deputet në parlamentin serb, Shaip Kamberi, ka njoftuar fitoren e listës...
Kurti ka ftuar shqiptarët e Luginës që të marrin pjesë në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar
Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Kurti, i bën thirrje gjith qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që të marrin...
Nesër do të mbahen zgjedhjet për Këshillin Nacional të shqiptarëve të Luginës
Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (RIK) ka përcaktuar numrin përfundimtar të votuesve që do të marrin pjesë në zgjedhjet e drejtpërdrejta...
PASIVIZIMI I ADRESAVE NË PRESHEVË, MEDVEGJË DHE BUJANOC – NJË ÇËSHTJE E PAZGJIDHUR QË KËRKON VËMENDJE NDËRKOMBËTARE
Vështrim dhe hulumtim nga studiuesi Refik Hasani Çështja e pazgjidhur e Krahinës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, veçanërisht pasivizimi i...
Shqiptarët e Luginës së Preshevës votuan për të ardhmen e tyre politike
Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë votuar për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Parlamentin e Serbisë. Përmes një liste...
Shaipi Kamberi: Pasivizimi i adresave na pamundësoi mandatin e tretë
Bartësi i listës së Koalicionit Shqiptar në zgjedhjet parlamentare në Serbi, Shaip Kamberi, ka deklaruar për RTK-në se shqiptarët janë...

Average Rating