Home » Këshilli Nacional, Lajme, Vendore » Këshilli Nacional kërkon përjashtimin e shqiptarëve nga masat e Kosovës për mospranimin e pasaportave të Serbisë

Këshilli Nacional kërkon përjashtimin e shqiptarëve nga masat e Kosovës për mospranimin e pasaportave të Serbisë

Pas denoncimit në Këshillin Kombëtar Shqiptar nga qytetarët e Luginës së Preshevës për kundër-masat apo masat reciproke për mos njohje të pasaportave të Serbisë në kalimin kufitar të aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”.

Këshilli Kombëtar Shqiptar ka kërkuar urgjentisht përjashtimin nga këto masa për shqiptarët e Luginës së Preshevës, theksohet në një shkresë të dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.

Këshilli Kombëtar Shqiptar përshëndet vendimet e Qeverisë së Kosovës që fuqizon shtetësinë e Kosovës. Megjithatë, masat e ndërmarra godasin drejtpërdrejt edhe komunitetin shqiptar në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë e që shprehet si një diskriminim i dyfishtë për Luginën e Preshevës. Shqiptarët e kësaj treve tradicionalisht përdorin për qarkullim aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, ndërsa kjo masë po pamundëson dhe po vështirëson komunikimin e shqiptarëve me diasporën.

Vlen të theksohet se është hera e dytë që Këshilli Kombëtar Shqiptar i drejtohet dikastereve të Qeverisë së Kosovës për përjashtimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga masat reciproke që kanë të bëjnë me mosnjohjen e dokumenteve të Serbisë.

Shërbimi për informim i KKSH

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch