Home » Këshilli Nacional, Lajme, Vendore » Këshilli Nacional mbanë mbledhjen e dytë të përbashkët me të gjithë drejtorët e Shkollave fillore dhe të mesme me mësim në gjuhën shqipe

Këshilli Nacional mbanë mbledhjen e dytë të përbashkët me të gjithë drejtorët e Shkollave fillore dhe të mesme me mësim në gjuhën shqipe

KN foto 06.05.2015Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), me ftesë të kryetarit Jonuz Musliu, u mbajt mbledhje e dytë e përbashkët me të gjithë drejtorët e Shkollave fillore dhe të mesme me mësim në gjuhën shqipe. Rend i ditës të kësaj mbledhje të përbashkët ishin: Analiza e rezultateve të provimit provues përfundimtar; dhe Parapërgatitja për vizitën e nxënësve dhe mësimdhënësve për vizitë studimore në Republikën e Shqipërisë;

Ndër të tjera u diskutua edhe për rrjedhat e fundit në arsimin në Luginën e Preshevës.

KN foto 06.05.2015-2Pasi drejtorët e Shkollave fillore dhe të mesme me mësim në gjuhën shqipe paraqitën problemet dhe sfidat me të cilat u përballen shkollat provimit provues përfundimtar, kryetari Musliu theksoi “nevojën e avancimit të arsimit shqip jo vetëm me tekstet shkollore, planë-programet mësimore etj., por edhe me kualitetin e mësimëdhënies, duke qenë një avangardë që duhet të përballet me sfidat e së ardhmes”.

Vlen të theksohet se pasi patën nxjerrë konkluzion të përbashkët për standarde të njëjta të organizimit dhe mbajtjes së provimeve provuese përfundimtare dhe kishin ndërmarr të gjitha masat për parandalimin e dukurive shëmtuese si kopjimi, me qëllim të inkurajimit të vlerave reale me rezultate reale.

Drejtorët e Shkollave fillore dhe të mesme me mësim në gjuhën shqipe konkluduan se rezultatet nga mbajtja e provimeve provuese përfundimtare kanë pasqyruar nivelin e përgatitjes së nxënësve shumë më real se viteve tjera në nivelë të Luginës së Preshevës. Ndërsa, sa u përket vizitën e nxënësve dhe mësimdhënësve për vizitë studimore në Republikën e Shqipërisë u dakorduan që të formohet grupi prej 15 nxënësve më të mirë të shkollave të mesme dhe fillore me mësim në gjuhën shqipe të shkollave në komunën e Preshevës dhe në komunën e Bujanocit, ndërkaq 4 nxënës më të mirë të shkollave të mesme dhe fillore me mësim në gjuhën shqipe të shkollave në komunën e Medvegjës të përcjellur nga mësimëdhënisit më të dalluar.

 

Bujanoc, 06.05.2015                                     Shërbimi për informim i KKSH-së

KNSH-Kumtese 06.05.2015

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress