Home » Lajme, Vendore » Këshilli Nacional: Reagim

Këshilli Nacional: Reagim

Lidhur me shkrimin e publikuar në web portalin „preshevajone.com“, me titull *„HYDA: Opozita në Bujanoc, sërish përzien dicka kah Vranja, por, Kuvendi është stabil !“* të autorit *Avni Jusufi, * në të cilën është trajtuar çështja e siç thuhet koalicioneve për pushtet lokal me ç`rastë është përmendur edhe emri i kryetarit të KKSH-së,Galip Beqiri, Këshilli Kombëtar Shqiptarë lëshon këtë:
R E A G I M
Përmes së cilit kërkojmë që redaksia e web portalit *preshevjone.c m* si dhe të gjitha mediet tjera elektronike të cilat e kanë publikuar këtë shkrim të e demantojnë të njëjtin, duke paraqitur të vëretetën rreth temës që autori është munduar ta e trajtojë, duke përgojuar personalitet dhe zyrtarë institucionesh të cilët asnjëherë nuk kanë zhvilluar takime të fshehta siç thuhet në këtë shkrim e as që kanë bërë veprimet që aty paraqiten.

Konsiderojmë se ky shkrim është bërë me qëllim dhe prapavija e tij është destabilizimi i gjendjes politike dhe krijimi i përqarjes brenda shqiptare, duke shpifur, etiketuar dhe shantazhuar.

Ju përkujtojmë se mediet duhet të e kryjnë punën e tyre krahas normave etike dhe profesionale, duke mos e harruar përgjegjësinë që kanë ndaj opinionit dhe ndaj ligjit për media.

Shkrimet e tilla jo profesionale dhe pa kurrëfar normash etike jan në shërbim të përçarjeve dhe përfitimeve personale qoftë të autori,
redaksisë, pronarit të web portalit apo edhe të grupeve të caktuar të interesit qoftë ata edhe politikanë a parti të caktuara.

Këshilli Kombëtar Shqiptarë si institucion që përfaqëson dhe mbron
interesat e bashkësisë etnike shqiptare, në mision të vet ka ndër të tjera edhe përmirësimin e të drejtave në sferën e informimit, duke çmuar
shprehjen e lirë dhe krijimin e kushteve për zhvillim të një gazetarie profesionale, por njëkohësisht është kundër medieve që kanë për mision mbrojtjen e interesave personale, grupore e aq më pak partiake a politike, të cilat janë të prira të përçajnë, destabilizojnë dhe etiketojnë personalitete dhe zyrtarë, duke raportuar në mënyrë të një anëshme dhe në mënyrë jo profesionale.

Këshilli Kombëtar Shqiptar

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

Home » I pakategorizuar » Këshilli Nacional REAGIM

Këshilli Nacional REAGIM

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch