Home » Këshilli Nacional, Lajme, Vendore » Këshilli Nacional – REAGIM PËR MEDIA

Këshilli Nacional – REAGIM PËR MEDIA

Këshilli kombëtar shqiptar, reagon ashpër ndaj ftesës së MUP-it me anë të së cilës kryetari Jonuz Musliu ftohet të paraqitet me 3 mars në Stacionin Policor në Bujanoc për marrje në pyetje lidhur me protestën paqësore të zhvlliuar në Konçul ditën e djeshme.

Protesta kishte ndodhur si shprehje e pakënaqësisë gjatë kthimit të teksteve mësimore për Kosovë, me që Serbia në vazhdimësi ka refuzuar të filloj procedure doganore.

Nëpërmjet politikës së saj diskriminuese, Serbia në vazhdimësi po dëshmon pengimin dhe zhvillimin normal të mësimit në gjuhën shqipe. Me që për dekada me radhë, si shtet, ka dështuar në sigurimin e mësimit cilësor nëpërmjet teksteve shkollore bashkëkohore.

Në mungesë të vullnetit shtetëror për të siguraur tekste apo për të lidhur marrëveshje ndërshtetërore me vendet amë, kohë më pare Këshilli Kombëtar Shqiptar filloi të aplikojë sjelljen e teksteve mësimore me autorë nga Shqipëria. Por, procedura e lejimit (nëpërmjet Ministrisë së Arsimit të Serbisë) të këtyre teksteve është treguar jashtëzakonisht e  ngadalshme. Me anë të kësaj praktike do të duhen mbi dhjetë vite kohë për të siguruar tekstet mësimore vetëm për shkollën fillore, ndërsa për drejtimet e shkollave të mesme edhe më shumë.

Si pasojë e kësaj, Këshilli Kombëtar Shqiptar kishte vendosur të kërkoj tekste mësimore si donacion nga Ministria e Arsimit të Rapublikës së Kosovës me qëllim të shpërndarjes së tyre nxënësve shqiptar në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Me veprimet e kësaj natyre ndaj mësimit në gjuhën shqipe, si dhe ndjekjen policore të përfaqësueve politik shqiptar, Serbia po dëshmon që edhe më tej është larg përmbushjes së standardeve dhe praktikave evropiane.

 

                                                                                                                                                 K R Y E T A R I

                                                                                                                                                JonuzMusliu

KN - Reagim 03.03.2016

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch