Home » Lajme, Vendore » Këshilli Nacional reagon ndaj denimit të tre lojtarëve të klubit futbollistik “Tërnoci”

Këshilli Nacional reagon ndaj denimit të tre lojtarëve të klubit futbollistik “Tërnoci”

KN-Kumtese 24092014Këshilli Kombëtar Shqiptar reagon ashpër ndaj denimit të tre lojtarëve të klubit futbollistik “Tërnoci”, Faruk Nazifit, Ridvan Muratit dhe Valon Ramadanit. Këshilli Kombëtar Shqiptar denimin e shqiptuar nga Gjykata e konsideron pretendencionz dhe paragjykues. Ky denim është një goditje e rëndë ndaj integrimit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, e posaçërisht integrimit të fushave të ndryshme siç është edhe sporti.

Me këtë rast, Këshilli Kombëtar Shqiptar ngritë shqetsimet rreth qasjes së Gjykatës stereotipizuese si dhe frymës armiqësore anti-shqiptare, duke konsideruar shqiptarët si të padëshirueshëm në integrim. Njëkohësisht, ftojmë të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare për të denuar këtë aktë të ulët që në thelb ka atakuar barazin e qytetare dhe me karakter pretendencioz në të cilën shqiptarët shihen si qytetar të dorës së dytë.

Investimet në multietnicitetin dhe integrimin e shqiptarëve vetëm sa e sprovojnë vendimet e tilla të Gjykatave dhe nuk janë brenda kornozave për të ndërtuar një shoqëri progresive dhe pa baza diskriminuese.

 

 

 

 

 

Bujanoc, 24.09. 2014                                                     Shërbimi për informim i KKSH-së

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress