Këshilli Nacional: Serbia i ulë mjetet për finansimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar

Read Time:1 Minute, 29 Second

Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve të Serbisë i ka ulur buxhetin Këshillit Kombëtar Shqiptar

Këshilli Kombëtar Shqiptar ka reaguar ndaj vendimit të Ministrisë për të Drejtat e Njeriut në Beograd e cila pritej që mjetet buxhetore t’i rrisë për KKSH-në, kurse ata i zvogëluan.

Pasi që shqiptarët e Luginës kishin bojkotuar regjistrimin e popullsisë në vitin 2011, Qeveria e Serbisë financimin për Këshillin Kombëtar Shqiptar e bënte konform numrit të shqiptarëve në Serbi e që sipas Qeverisë ky numër ishte 5000 shqiptarë. Por, pas regjistrimit të fundit të vitit 2022 e që shqiptarët nuk e bojkotuan dhe numri i tyre në Serbi doli të ishte gati 100.000, pritej që buxheti për KKSH-në të rritej dukshëm. Mirëpo, jo që u rrit buxheti por e zvogluan edhe më shumë duke ja shkurtuar mjetet për 1 milion dinarë më pak.

Në lidhje me këtë vendim të Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve të Serbisë, ka reaguar Këshilli Kombëtar Shqiptar

“Këshilli Kombëtar Shqiptar reagon ndaj vendimit të Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve, ku me anë të këtij vendimi Qeveria e Serbisë në vend që të rrisë buxhetin për Këshillin Kombëtar Shqiptar për vitin 2024 e ka ulur atë me mbi 1 milion dinarë.
Buxheti për institucionin tonë duhej të rritej si pasojë e regjistrimit të popullsisë në vitin 2022, por ka ndodhur e kundërta.
Kjo e vështirëson edhe më shumë funksionimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, prandaj kemi informuar për këtë Vendim edhe ndërkombëtarët.
Ne ju premtojmë se ky kërcënim nuk do të na zmbrapsë, përkundrazi do të punojmë edhe më fuqishëm për të drejtat tona, pavarësisht diskriminimeve dhe vendimeve skandaloze si ky me të cilat ne shqiptarët e Serbisë ndeshemi çdo ditë!” thuhet në reagimin e KKSH-së

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Albin Kurti: Masakrimi i shqiptarëve nga Serbia në funksion të spastrimit etnik
Next post Shqipëria, 80 vite nën regjimin e komunistëve  të orëve “të para”, “të dyta” e të “treta”