Home » Këshilli Nacional, Lajme » Këshilli Nacional Shqiptar: Forcim të bashkëpunimit dhe intensifikim të komunikimit me institucionet e Kosovës

Këshilli Nacional Shqiptar: Forcim të bashkëpunimit dhe intensifikim të komunikimit me institucionet e Kosovës

Dje, me bashkëpunëtor nga Këshilli Kombëtar Shqiptar, patëm kënaqësinë të mirëpritemi në takim nga Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla dhe stafi i tij. Duke uruar Ministrin Sveçla për marrjen e detyrës, shpreha gatishmërinë për forcimin e bashkëpunimit dhe intensifikimin e komunikimit mes institucioneve tona.Kosova duhet të marrë përgjegjësinë dhe përkujdesjen institucionale ndaj shqiptarëve të Luginës, në një kohë kur janë duke u përballë me pasivizimin e adresave tashmë të konfirmuara hetimet nga Parlamenti Evropian dhe raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit. Gjithashtu në takim, potencova edhe sfidat e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës me dokumentet e njoftimit dhe të qarkullimit me fokus të veçantë tek qytetarët apatrit dhe lehtësimin e komunikimit fizik mes Luginës së Preshevës dhe Kosovës. Nga Ministri Sveçla morëm zotimin e intensifikimit të komunikimit mes dy institucioneve, dhe gatishmërinë e tij për një bashkëpunim më të ngushtë për zgjidhjen e sfidave që rëndojnë shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch