Home » Këshilli Nacional, Lajme, Vendore » Keshilli Nacional – TË RRESPEKTOHET PËRDORIMI ZYRTAR I GJUHËS SHQIPE

Keshilli Nacional – TË RRESPEKTOHET PËRDORIMI ZYRTAR I GJUHËS SHQIPE

2Ditë më par nga persona të panjohur janë dëmtuar disa tabela treguese në komunën Bujanocit, duke e fshirë mbishkrimin në gjuhën shqipe përkrah asaj serbe.

Patur parsyshë që përdorimi i gjuhës shqipe dhe shkrimit të saj është e garantuar me ligjet përkatëse mbi përdorimin zyrtar të gjuhëve, njëkohësisht kjo është e garantuar edhe me konventat ndërkombëtare.

Këshilli Kombëtar Shqiptar konsideron që veprimet e kësaj natyre janë për keqardhje dhe si të tilla nuk i kontribuojnë aspiratës për forcimin e një shoqërie tolerante e të barabartë, të bazuara në respektin e ndërsjelltë.

Këshilli Kombëtar Shqiptar, thekson që rëndësia e promovimit të dygjuhësisë në shenjat treguese është mjet për bartjen e mesazhit që hapësira konkrete i takon gjithë qytetarëve që jetojnë në atë vendbanim dhe fakt që jetohet në harmoni ndërmjet grupeve të ndryshme të popullisisë.

Prandaj, në kuptim të kësaj, tashmë kemi kërkuar evitimin e këtij dëmtimi nga resori kompentent i komunës së Bujanocit dhe kërkojmë nga autoritetet kompetente të ndërrmarin të gjitha masat për të parandaluar shlyerjen e mbishkrimeve në gjuhën shqipe.

Bujanoc, 25.08.2015                                                     Shërbimi për informim i KKSH-së

KN-Kumtese 25.08.2015

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress